Shteti i Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe ai vazhdon të injorohet vetëm nga politikanët e papërgjegjshëm. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, Presidenti i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç.
Ai thotë se sa më shpejt që Kosova të pranohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian është më mirë që konfliktet e vjetra me Serbinë të kthehen në një marrëdhënie të respektimit të dyanshëm, “në shpresë dhe miqësi”. Politikani më i moderuar serb Jovanoviç, duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë ka thënë se shpallja si “fitore” nga ana e Serbisë me këtë Marrëveshje është vetëm një vazhdim i politikave destruktive në Beograd që humbjet t’i cilësojë si fitore.
Duke pranuar se Serbia ka kryer krime të tmerrshme në Kosovë, Jovanoviq, që në Serbi e njohin si “Çeda”, i ka ftuar serbët e Kosovës që t’i mbrojnë vetë interesat e tyre e jo të lejohen të manipulohen nga Beogradi









