Kleriku Louis Farrakhan ka një mesazh për Jay Z – ai do që reperi të mësojë gruan e tij të mbulojë trupin e saj. Farrakhan ka një mesazh për Jay Z – ai do që reperi të mësojë gruan e tij të mbulojë trupin e saj, pasi “kur një femër zhvishet, njeriu bëhet qen”.
Farrakhan është lider i grupit fetar ‘Kombi i islamit’ dhe ka shërbyer si lider në xhamitë e Bostonit dhe Harlemit.
Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook: “Për vëllain e tim Jay Z: Sado që unë të dua dhe të admiroj, unë dua ta shoh motrën time Beyonce, të mbuluar më bukur… ti je përgjegjës.”
“Sot ne i zhveshim femrat nga rrobat e tyre, si mundet një mashkull të mendojë drejtë derisa e shikon Beyoncen e bukur”, ka vazhduar kleriku.













