• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lideri ideal dhe shpresat e idealistëve

by
26/05/2015 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Irena Luto Salinger

Tirana, ka javë që përvëlohet nga vapa dhe fillimi i qytetëruar i fushatës për zgjedhjet vendore ishte shërbimi më i mirë që mund t’i bëhej kryeqytetit. Kandidatë që kuvendojnë të qetë me popullin, zyra elektorale dixhitale dhe rrugë ku ende fëshfërijnë gjethet e jo fletushkat e banderolat, tregojnë fytyrën europiane të metropolit. Uroj që interesimi dhe pjesëmarrja në zgjedhje të mos jetë tipike europiane. Megjithë polarizimin karakteristik, kur është fjala për të zgjedhur menaxherin e ardhshëm të punëve të vështira të Tiranës, disa prej nesh e kanë më të qartë atë që nuk duan, sesa atë që presin. Dhe kjo për arsye se skepticizmi po fiton gjithmonë e më shumë terren përballë idealizmit, kur është fjala për politikanët. Edhe pse politika, duhet të jetë një profesion i nderuar në shërbim të popullit, numërohen me gishta ata liderë që në sytë e elektoratit janë mishërimi i “shërbëtorit ideal”.

Nëse shikon Grida Dumën në Kuvendet e fushatës së saj, të duket sikur je në audiencë me një Princeshë, sesa “Shërbëtoren e ardhshme” të Durrësit (nuk është faji i Gridës që është simpatike, ndoshta faj kanë ata që e këshillojnë se si të vishet). Sigurisht që nuk duam një udhëheqës me “Zhele sa për të na hedhur hi syve” edhe as edhe një të humbur që nuk di të menaxhojë veten. Mbi të gjitha, duam një lider që të na inspirojë, të na bashkojë, të na bëjë aktivë dhe optimistë për të ardhmen. Një udhëheqës vizionar që kërkon një mandat për të shërbyer, e jo shitur mend. Në mars të këtij viti, një shërbëtor tipik i popullit, mbylli me bujë mandatin e tij presidencial. Një ish revolucionar që si Mandela provoi burgjet dhe pati nderin në liri, t’i shërbente popullit të tij. Ndoshta në botë ka udhëheqës të ngjashëm me Jose Mujica, por nuk kam lexuar për politikanë që të praktikojnë (gërmë për gërmë) atë që predikojnë, sic bënte ish-presidenti uruguajan. Ata gazetarë që e kanë vizituar dhe intervistuar, thonë se asgjë nuk ka qënë thjesht për show. Që nga shtëpia ku vendosi të qëndrojë gjatë mandatit presidencial e deri tek makina e tij e vjetër (e famshmja VW Beetle), gjithcka ka qënë dëshmi e prekshme e një burri që e mban fjalën.

Pepe Mujica nuk arrin ta besojë obsesionin e botës më sendet materiale. Për të librat janë gjëja më e çmuar. Burgu i gjatë dhe izolimi shkatërrues, ishin eksperienca që e bënë politikanin e ardhshëm të vlerësojë atë që ka. “Mua më lanë në izolim për një kohë të gjatë, kështu që ditën që më ulën në kolltuk u ndjeva vërtet rehat!” bën shaka ai. Mujica jepte 90 për qind të rrogës për bamirësi, sepse i mjaftonte për të jetuar në mënyrë komode, pjesa që mbetej. A thoshte se jetonte si shumica e popullit dhe jo pakica. Bënte një jetë normale, të cilën, sipas tij, duhet ta imitonin edhe presidentët e tjerë. “Ata duhet të përpiqen të jetojnë si populli dhe jo të kopiojnë apo të aspirojnë jetën e pakicës së pasur”. Ky lloj stili jete ishte Liri për Pepe Mujica. “Sa më shumë prona të kesh, aq më tepër të duhet të punosh si skllav për t’i mbajtur ato dhe nuk të mbetet kohë për veten”, ka thënë ai në një intervistë për BBC-në. Ish-presidenti uruguajan jeton jashtë Montevideos në një shtëpi të vjetër fshati ku ai edhe gruaja e tij mbjellin e rrisin lule. Uruguaji shihet si një prej vendeve më liberale të Amërikës Latine dhe sipas korrespondetëve, teksa fqinjët përballen me mundësinë e trazirave politike e ekonomike, ky vend me 3 milion banorë shihet si strehë e sigurt. Zoti Mujica e mbylli mandatin në një kohë kur vendi gëzon shëndet të mirë ekonomik dhe social. Megjithëse bindjet dhe parimet e tij mbeten socialiste, ai u zbut disi me moshën, komentojnë analistët. Disa nga iniciativat e tij më të përfolura gjatë presidencës pesëvjecare, ishin legalizimi i abortit dhe përdorimit të kanabisit, që erdhën për arsye pragmatike dhe ideologjike.

“Marijuana është një tjetër murtajë, një tjetër varësi. Disa thonë se është e mirë. Gjepura!. As marijuana, as alkooli dhe as duhani. Varësia ndaj dashurisë, është gjëja më mirë” ka thënë Jose Mujica 80 vjeçar, që u martua në 2005 me partneren e tij dhe ish bashkëluftëtaren, Lucia Topolansky, me të cilën bashkëjetonte prej një kohe të gjatë.

Presidenti tha se legalizimi i përdorimit të marijuanës u bë për të mbrojtur nga trafikantët e drogës, rreth 150 mijë përdoruesit e drogës në Uruguaj. “Është më e lëhtë të mbahet nën kontroll kur është e ligjshme, ndaj edhe e bëmë”, ka shpjeguar presidenti. Stili i tij bohem i të praktikuarit të politikës mund të mos i impresionojë shumë vetë, e megjithatë nuk mund të injorohet. Në një botë si kjo dixhitale ku mjetet e politikës, si përshembull crowsourcing, po kthehen në armë të përdorimit në masë, ka gjithmonë vend për liderë frymëzues që bëjnë ndryshime të mëdha.

Next Post

"Politika më bëri kriminel e trafikant"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In