• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lideri i opozitës venezueliane kërkon bashkëpunim me ushtrinë e SHBA-së

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2019 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i vendit, ka urdhëruar përfaqësuesin e tij të zhvillojë takime për “bashkëpunim” me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një tubim protestues në kryeqytetin Caracas me rastin e arrestimit të zëvendëskryetarit të asamblesë Edgar Zambrano për rolin në tentativën e pasuksesshme për grusht shteti më 30 prill, Guaido tha se ka udhëzuar përfaqësuesin e tij në SHBA Carlos Veçhio të takohet me Komandantin Jugor të Ushtrisë së SHBA-së, Craig Faller.

“Kërkova nga ambasadori Veçhio që sa më parë të takohet me Komandantin Jugor, Admiral Craig Faller, me qëllim që të vendosen raporte të drejtpërdrejta dhe të arrihet një marrëveshje”, tha Guaido, duke mos dhënë detaje se çfarë ka nënkuptuar me “bashkëpunimin” dhe “raportet e drejtpërdrejta”.

Guaido, i cili foli para një turme më të vogël në krahasim me tubimet e tjera, pohoi se në Venezuelë ka elemente të Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare (ELN) nga Kolumbia, organizatë majtiste rebele e armatosur, dhe elemente nga Kuba, duke shtuar se kjo prani nënkupton pushtim.

Më 9 maj, Komanda Jugore shpërndau në Tëitter pritjet e Faller-it për një ftesë të Guaidos për të biseduar me mbështetësit e tij brenda ushtrisë së Venezuelës.

Më 30 prill, kreu i opozitës Juan Guaido publikoi ​​një video në Tëitter në të cilën ai gjendej pranë një grupi ushtarësh, duke bërë thirrje për kryengritje për të përmbysur presidentin Nicolas Maduro.

Maduro, nga ana tjetër, ka thënë se pjesëmarrësit në kryengritjen e pasuksesshme nuk do të ngelin pa u ndëshkuar dhe ka falënderuar ushtarët për besnikërinë.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari, kur Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine./ i.h

Next Post
Tiranë/ Nis rehabilitimi i lagjes në rrugën “Ali Demi”

Tiranë/ Nis rehabilitimi i lagjes në rrugën “Ali Demi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
“Emri i kandidatit për Tiranën, çështje ditësh”, Noka takon Tedi Blushin: Përjashtojmë nga bashkëpunimi Arlind Qorin

Sot opozita në Bulevard/ Paralajmëron valë protestash, Noka zbulon skenarët: Betejë kundër kthetrave të ‘kuçedrës’ që..

January 24, 2026
VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

January 24, 2026
Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

Nikoll Lesi: PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”

January 24, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 24, 2026
Plumbi që del nga goja

Shqipëria 2026, sipas Fishtës

January 24, 2026
Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In