• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lideri i opozitës turke: Hetimet për grushtin e shtetit janë shndërruar në “gjueti shtrigash”

by A R
18/08/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Turqi, Kemal Këllëçdaroglu nuk i ka kursyer kritikat në adresë të mazhorancës për vonesa në propozimin e kandidaturave të anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Hetimor për Grushtin e shtetit të 15 korrikut. Sipas tij, pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm dhe propozimit të kandidaturave nga opozita dhe partitë e tjera parlamentare, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ende nuk ka propozuar listën e deputetëve të mazhorancës, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni. Ai tha se opozita ka qenë kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe kalimin e kopetencave në duart e qeverisë. Sipas tij, hetimet duhet të kryeheshin nga komisioni i posaçëm parlamentar. “Kemi kërkuar që parlamenti të ishte i përfshirë në hetimet e grushtit të shtetit. Fakt është se sot parlamenti është mbajtur jashtë këtij procesi”, tha ai.

Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Këllëçdaroglu, në fjalimin e tij të përjavshëm para deputetëve të partisë së tij është ndalur dhe tek çështje e aferave korruptive dhe tha se ajo është një çështje tejet e veçantë. Sipas tij, ashtu sikundër po hetohen personat e implikuar në tentativën e grushtit të shtetit, duhet të hetohen të gjithë personat që janë të përfshirë në zhvatjen që i bëhet vendit.

Duke u ndalur tek hetimet ndaj personave të dyshuar si të implikuar në tentativën për grushtin e shtetit janë shndërruar në një gjyeti shtrigash të paprecedentë në historinë e vendit. “A duhet të dalin para gjykatës personat e dyshuar si të përfshirë në tentativën për grushtin e shtetit? Sigurisht që duhet të hetohen! Por, pyetja shtrohen si do të hetohen? Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm për procesin. Por, tashmë duke qartë se hetimet janë shndërruar në përpjekje për të arrestuar këdo. Mjafton që dikush të ketë antipati ndaj një personi të caktuar dhe me një denoncim i thjesht ai person është pjesëtar i FETO (lëvizjes së shpallur terroriste), personi i denoncuar arrestohet menjëherë. Ka situata shumë të dhimbshme. Të teatrot e qytetit të Stambollit, një  teknik dhe 6 artistë janë arrestuar me akuzën se janë pjesë e kësaj organizate. Duke përfituar nga rasti kanë hequr nga puna dhe 20 artistë të tjerë. Arsyeja?! Për performancë të dobët. Dhe mbi çbazë është matur performanca e tyre kur të gjitha pjesët janë vënë në skenë në salla të mbyllura. Pse ti do e masësh performancën e tyre, apo drejtori artistik? Është e pallogjikshme dhe e turpshme për Turqinë që duke përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme të arrestohen gazetarët, artistët dhe shumë të tjerë të humbasin vendin e punës”, u shpreh Këllëçdaroglu.

Një tjetër çështje e prekur prej tij ishte dhe arrestimi i dhjetra gazëtarëve të akuzuar për përfshirje në grushtin e shtetit dhe akuza e vetme që u bëhet janë lavdet për lëvizjen e shpallur terroriste. “Janë arrestuar gazetarë dhe dhjetra gazeta janë mbyllur. Është e pamundur që këtë t’ia shpjegosh botës demokratike. Dhe për çfarë akuzohen? Sepse kanë mburrur apo promovuar lëvizjen Gylen. Atëherë, çfarë do të bëhet me mburrjet dhe lavdet e thëna në foltoren e parlamentit nga partia në pushtet?”, u shpreh Këllëçdaroglu. Sipas tij, gazetarët janë përfaqësuesit e lirisë dhe asesi nuk mund të burgosen pavarësisht nëse dyshohen për një vepër penale. “Ku është parë që të burgoset një gazetar në moshën 60 dhe 70 vjeçare. A nuk duhet të hetohet? Mund të hetohet. Por, mjafton që me vendim t’i ndalohet largimi jashtë vendit dhe nuk ka asnjë llogjikë që të mbahet në burg. Të burgosësh gazetarët, të mbyllesh mediat do të thotë që je në të njëjtën linjë me puçistës. Ne e konsiderojmë të gabuar dhe jemi kundër arrestimit të gazetarëve”, u shpreh lideri i opozitës.

“Kush e solli Turqinë në këtë gjendje?”

“Kur erdhën në pushtet në vitin 2002 nuk kishte terror, ndërsa sot një zonë e Turqisë është në sulm të vazhdueshëm dhe çdo ditë humbasin jetën ushtarët e këtij vendi. Në 2002 terrori ishte në nivelin zero, atëherë pse sot Turqia është në batakun e terrorit. Kush e drejton këtë vend prej 14 vitesh?  Në vend është krijuar një klimë e rrezikshme. Gjykatësi është i detyruar që të udhërojë arrestimin e personit të akuzuar nga prokuroria. Gjykatësi thotë se “nëse nuk urdhëroj arrestimin e tij, atëherë dhe mua më shpallin pjesëtarë të organizatës”. Ndaj, çdo i akuzuar arrestohet menjëherë. Prokuroria duhet të jetë e pavarur dhe puna e saj është analizimi i provave”, theksoi lideri i opozitës./a.m.

 

Next Post

Familja Bregu dhe Miruku ndërpresin hasmërinë shumëvjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In