I vetmi që është shprehur deri më tani për vdekjen e senatorit John McCain në Rusi, është lideri çeçen Ramzan Kadyrov.
“Vdiq senatori John McCain.
Ai ishte në mesin e politikanëve amerikanë që e urrenin në mënyrë të pashpjegueshme Rusinë.
Atij nuk i pëlqente fakti që Rusia ekziston.
Rusia ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë.
Ai iku me caktimin e Allahut”, ka shkruar Kadyrov
McCain kishte një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.
Një vit më parë i tha Vladimir Putinit se do ta “paguante për sulmin ndaj demokracisë amerikane”.
a.ç