Liderët evropianë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer , do të mblidhen javën e ardhshme në Paris për një samit urgjent mbi luftën në Ukrainë.
Takimi, i cili ka të ngjarë të mbahet të hënën, pritet të diskutojë përpjekjet e SHBA për të përjashtuar liderët evropianë nga bisedimet e paqes, pozicionin që Evropa duhet të marrë për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO dhe se si mund t’i ofrohen Ukrainës garancitë e sigurisë, qoftë përmes NATO-s ose ndonjë force evropiane.
Mediat britanike raportojnë se ata që do të ftohen në Paris nga Emmanuel Macron do të ishin sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe liderët e Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Polonisë.