• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Licensohen 300 punonjësit e parë socialë/ Manastirliu: Fuqizojmë rolin e punonjësit në strukturat shëndetësore!

by
21/03/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Punës Sociale janë licensuar 300 punonjësit e parë socialë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, së bashku me përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Dr.Roberto Bernardi, Kryetarin e Urdhrit të Punonjësit Social, Mirgit Vataj dhe Shefen e Departamentit të Punës Sociale, Eliona Kulluri, kanë shpërndarë çertifikatat e para të licensimit për punonjësit socialë në vend.

“Sot jam e lumtur që së bashku me ata që për herë të parë kanë bërë të mundur ngritjen e Urdhrit të Punonjësit Social, jemi këtu për të dhënë liçencat e para të punonjësve social”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu nënvizoi fuqizimin e rolit të punonjësit social në protokollet e shërbimit spitalor, por edhe në shërbimin parësor me krijimin e qendrave socio-shëndetësore.

“Vëmendja jonë është në fuqizimin e rolit të punonjësit social, në zgjerimin e bazës së shërbimeve ku punonjësi social të jetë pjesë integrale. Strategjia jonë e kujdesit parësor përmban pikërisht një komponent kyç që ka të bëjë me komponentin socio-shëndetësor, integrimin e shërbimeve që ofrohen në shëndetësi, ku një rol me të rëndësishëm ka figura e punonjësit social dhe psikologut brenda kujdesit parësor. 50 punonjësit socialë dhe psikologët e parë tashmë janë atashur pranë qendrave shëndetësore dhe brenda këtij viti, ne do të kemi edhe 50 punonjës të tjerë, psikologë dhe punonjës socialë, të cilët do të atashohen në strukturat e kujdesit parësor në të gjithë Shqipërinë”,- u shpreh Manastirliu.

Punonjësit Social janë përfshirë edhe në reformën për vlerësimin e individëve më aftësi të kufizuara, si anëtarë në komisionet bio-psiko-sociale dhe pjesë e vlerësimit multidisiplinar. Aktualisht, janë 21 punonjës social pjesë e këtyre Komisioneve të ngritura në 12 Qarqet e vendit.

/e.d

Next Post
Vuçiç: Nuk do ta zbatojmë marrëveshjen e Ohrit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Vuçiç: Nuk do ta zbatojmë marrëveshjen e Ohrit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In