• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Licensimi i pikave të karburantit, pritet rritje çmimi 3-4 lekë për litër

by Java News
12/10/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i naftës pritet të shtrenjtohet 3 deri në 4 lekë për litër, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk do të shfuqizojë vendimin e qeverisë për licencimin e pikave të karburantit.

Unioni i Shoqërive Hidrokarbure mbrojti dje në seancë dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për tarifat e licencimit të pikave të karburantit.

Sipas vendimit të miratuar nga qeveria në dhjetor të 2015-s, pagesa për licencimin e pikave të karburantit në Tiranë është 5 milionë lekë dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera. Presidenti i Unionit të Shoqërive Hidrokarbure, Fatjon Veizaj, në përfundim të seancës deklaroi se në rast se lihet në fuqi vendimi për tarifat e licencimit, pikat e karburantit jo vetëm do të falimentojnë, por edhe çmimi i naftës do të shtrenjtohet 3 deri në 4 lekë/litër.

“Me argumentet që ka parashtruar pala e qeverisë, sjell një falimentim të pikave të karburantit, për shkak sepse zë rreth 25 për qind të fitimit bruto të këtyre pikave. Kjo është një taksë për falimentimin e subjekteve. 95 lekë për litër në atë çmim tabele që ju shikoni janë taksa që i shkojnë shtetit, kështu që relativisht kjo është një 20 për qind e kostos së karburantit. I bie, nëse aplikojmë, që të ketë një rritje mesatare 3-4 lekë për litër”, u shpreh Veizaj.

DEBATI

Në seancë, përfaqësuesja e Avokaturës së Shtetit, Lorena Kasapi, u shpreh se tarifat e licencimit ndihmojnë në hapjen e bizneseve sipas standardeve.

“Një numër i konsiderueshëm stacionesh nuk përmbushin kushtet teknike të sigurisë për shkak të mungesës së kapacitetit financiar që të investojnë në blerjen e pajisjeve”, tha Kasapi. Por avokati i Unionit të Shoqërive Hidrokarbure u shpreh se tarifat e licencimit sjellin falimentimin e biznesit.

“Kjo tarifë bëhet për të falimentuar këto subjekte, për t’i mbyllur ato dhe pamundësia e këtyre organeve shtetërore për të kontrolluar këto subjekte apo pika karburanti nuk mund të bëhet shkak, apo për të legjitimuar faktin e ndryshimit apo shumëfishimit të tarifave, pra nuk sillet asnjë argument që kjo tarifë po 50- fishohet”, u shpreh ai. Por për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, këto argumente cenojnë lirinë e tregut.

“Asnjëri nuk flet me relacion, asnjëri nuk flet me studim. Vjen puna këtu dhe argumentet që thoni janë të papranueshme. Si mund të thoni që kjo tarifë vendoset për të frenuar hapjen e bizneseve? Ne ku të gjejmë biznese të hapura, ku qëndron liria ekonomike dhe e konkurrencës në treg. Kjo mënyrë është e gabuar, nëse Këshilli i Ministrave mendon kështu”, u shpreh Kristo.

Pasi dëgjoi të dyja palët, kryetari i Gjykatës Kushtetuese u shpreh se vendimi do të merret pas 1 muaji.

Panorama/d i

 

Next Post
Horror në SHBA, nëna bën sehir gjatë përdhunimit dhe vrasjes së vajzës 10-vjeçare

Horror në SHBA, nëna bën sehir gjatë përdhunimit dhe vrasjes së vajzës 10-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In