• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Licensa e vëllait të Bashës dhe diskriminimi i munguar i Edi Ramës!

by Java News
12/06/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A diskriminohesh në Shqipëri për shkak të bindjeve politike? Kjo është një pyetje që ha shumë diskutime, por duket se sot Shqipëria përjeton një realitet krejt ndryshe nga ai i disa viteve më parë. Për këtë mjafton të sjellim në vëmendje faktin se ndonëse kryetari i PD Lulzim Basha, si kundërshtar politik, gjuan jo vetëm me fjalë poshtë zyrës së kryeministrit Rama, duke organizuar në jo pak raste dhe protesta të dhunshme në drejtim të institucioneve, kjo nuk i ka penalizuar aspak familjarët e tij të marrin licensa në zyrat që qeverisin ministrat e Ramës. The Pie News bën të ditur se se rrjeti i shkollave të famshme britanike King’s i ka dhënë franchize-n një kompanie shqiptare, përkatësisht firmës Sapaud, e cila ka si titullar dhe drejtoreshë, Eda Bashën, bashkëshorten e vëllait të kreut të PD-së, Erlind Bashës.

The Pie News shkruan se King’s Tirana do të hapë dyert e veta në shtator 2018 dhe do të sigurojë një arsim ndërkombëtar të përqendruar, me një përzierje të kurrikulës shqiptare dhe britanike, për studentët lokalë nga mosha dy deri në 13 vjeç. Ç’ka do thotë se e ka marrë licencën nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në fillim për shkollë 9 vjeçare e më pas në të mesme, dhe ndoshta edhe universitet. Pra liçensa i është dhënë nga Ministria e Arsimit, dhe ka pasur edhe OK-in e Edi Ramës. Erlind Basha, para pak kohësh dha dorëheqjen nga vettingu, duke deklaruar shkëputjen nga sistemi i drejtësisë, ku punonte prej kohësh si këshilltar në Gjykatën e Lartë.

Kjo shkëputje, siç bëhet e ditur nga media britanike, paska pasur si shkak pikërisht hapjen e një biznesi të madh. King’s Kolege është një emër i madh në Mbretërinë e Bashkuar, ku shkollohen mjaft të rinj nga Shqipëria. Marrja e kësaj marke nga familja Basha i garanton sukses në biznes, pasi prindërit do t’i shkollojnë fëmijët tek një shkollë që i siguron akses më të sigurtë në universitetin e famshëm britanik dhe nga ana tjetër është provë se s’ka dhe s’ka përse të ketë diskrimin ndaj kundërshtarëve politik.

Drejtori i shkollave King’s Andreë Hutchinson tha për Pie News se “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim kolegët dhe studentët tanë të rinj në komunitetin global të Mbretërve. Partneriteti ynë me Sapaud ofron një mundësi për të punuar me një organizatë të re që i ndan vlerat tona dhe ka një vizion për të sjellë mundësi të shkëlqyera arsimore ndërkombëtare për studentët në Shqipëri”.

Ndërkaq, drejtoresha e Sapaud, kompanisë që do të menaxhojë shkollën, Eda Basha, tha se “partneriteti me King’s do të lejojë grupin të përmbushë ambiciet e tij për të rritur imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Ne jemi një vend shumë i vogël, dhe ka më shumë arsye që të kemi një perspektivë globale. Qëllimi ynë është të pajisim të rinjtë tanë me ndërgjegjësimin, njohuritë dhe aftësitë që duhet të lulëzojnë në një mjedis gjithnjë e më ndërkombëtar dhe për t’i ndihmuar ata dhe Shqipërinë që të shfrytëzojnë më shumë mundësitë globale. Ne jemi të kënaqur që kemi King’s si partnerë – ata janë duke na mundësuar që të realizojmë ambiciet tona”.
Pie News thekson se një ceremoni hapjeje pritet të zhvillohet këto ditë në një performancë me shumë bujë.

Armando Meta

javanews.al

Next Post
Ledjani, 11-vjeçari që punon për të mbajtur familjen dhe del me dhjeta në shkollë

Ledjani, 11-vjeçari që punon për të mbajtur familjen dhe del me dhjeta në shkollë

Comments 1

  1. . says:
    8 years ago

    ky mavri Lulzimi paska dash me u ba aga, cfare m.utin u ngaterrua hyri n’politike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In