• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Licencoi universitetet kioska/ Kush është hartuesi i programit të Bashës. Raporti sekret: 232 prokurorë e gjyqtarë, “master” dhe grada me vula “Kristali” e “Vitrina”

by Java News
03/02/2021 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha prezantoi sot programin e tij për arsimin, ku një ndër hartuesit e tij është dhe ish-ministri i Arsimit në kohën e Berishës, Myqerem Tafaj.

Ky i fundit, bashkë me Berishën kujtohen dhe për licencimin e një numri të madh universitetesh kioska të cilët prodhuan diploma pa fund gjer në mbylljen e tyre pas 2013-s.

Mungesë infrastrukture, pedagogësh, kontrata të paligjshme kontraktuale, mungesë pjesëmarrjeje nga ana e studentëve, diploma që lëshohen me klering, në këmbim të lyerjes së institucionit apo të prodhimeve blegtorale e druve të zjarrit, janë të dhënat e frikshme të auditit që doli për pjesën dërrmuese të universiteteve të licencuara nga qeveria “Berisha”.

Sikurse mund të shihni dhe nga këto dokumentet, është pikërisht Kryeministri Sali Berisha i cili ka firmosur personalisht licencimin e universiteteve “kioska”. Kujtojmë që edhe Renzo Bossi, djali i liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Shqipëri në shtator të vitit 2010 për Administrim Biznes në Universitetin privat “Kristal” pa ardhur fare në Shqipëri.

Ndërkohë në një raport sekret që Organizata Ndërkombëtare e Monitorimit të procesit (ONM), ka lënë në tavolinat e Komisionit të Përhershëm të Kualifikimit (KPK) dhe të Kolegjit të Apelimit (KA), fshihet skandali me nivelin dhe cilësinë e arsimimit, diplomimin, kualifikimet pas-universitare dhe titujt e gradat shkencore të dhëna gjatë kohës që në qeveri ishte Berisha.

Sipas raportit sekret të ONM, nga 730 prokurorë e gjyqtarë, 232 prej tyre kanë marrë “Master”, tituj e grada “Prof.Dr, Prof.Ass. Kandidat Shkencash, Dr, As. Prof. dhe lloj-lloj titujsh e diplomash të tjera, në ish-universitetet tezga “Kristali”, “Vitrina” e kioska të tjera të cilat u licencuan gjatë qeverisjes së PD-së.

Skandali thellohet më tepër, kur mëson se ONM, ka zbuluar 19 prokurorë dhe 17 gjyqtarë, pa shkollë mesme të përfunduar (me 2-3 vite), por në dosje kanë futur diploma që tregojnë “shkollë të përfunduar”, madje me nota mesatare 8-9, si rasti i kryeprokurorit Lalla, 7 pret të cilëve, kanë qenë ish-drejtues prokurorie, në rrethe me “ngarkesë pune”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

g.kosovari

Next Post
“Hajde më merrni, po më marrin frymën…”/ Flet motra e 33-vjeçarit që humbi jetën në Spanjë: I hoqën zemrën në spital

“Hajde më merrni, po më marrin frymën...”/ Flet motra e 33-vjeçarit që humbi jetën në Spanjë: I hoqën zemrën në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

Përshkallëzohet situata, Irani shpall ushtritë e vendeve të BE “grupe terroriste”

February 1, 2026
KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In