• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Libri i Blushit shitet nën dorë, reagon Sejdini: Nuk jam unë personazhi

by A R
27/10/2015 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka reaguar ndaj romanit satirik të Ben Blushit, duke u shprehur se autori ka fyer vetëm qytetin, por jo atë personalisht. I kontaktuar nga gazeta “Koha Jonë”, Qazimi është shprehur se nuk e ka lexuar librin, duke reaguar edhe ndaj zërave se ai ka bllokuar shitjen në qytetin e Elbasanit.

Romani “Kandidati”, një satirë e mprehtë e politikës së sotme vendos në qendër të vëmendjes politikanët dhe gazetarët shqiptarë. Një prej personazheve më të lakuar të romanit është ai i kandidatit në zgjedhjet vendore, Kadim Sedini. Emri i personazhit dhe i qyteti Basen ka bërë që situata në të cilën zhvillohen ngjarjet të ngjasojë me qytetin e Elbasanit, si edhe me kandidatin dhe kreun aktual të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Libri ka mjaft situata humori dhe satire, të cilat kanë nxitur dhe reagime të personazheve reale të jetës politike në vend, të cilët e gjejnë veten në rreshtat e romanit. Për shkak të interpretimeve të ndryshme të librit, i cili ka vetëm pak ditë që ka dalë në treg, reagimet kanë qenë edhe jo dashamirëse. Në mënyrë jozyrtare, dje qarkullonte një informacion se libri ishte ndaluar të shitej në Elbasan, për shkak të etiketimeve të personazheve të këtij qyteti. Hamëndjet shkonin deri tek kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i cili siç thonë disa media është personazhi i librit të Blushit dhe për këtë libri quhej i ndaluar në Elbasan ku drejton Sejdini.

“Nuk e kam lexuar librin, ju jeni të parët që më pyesni” tha Sejdini për “Koha Jonë”. “Nuk e di çfarë ka shkruar Ben Blushi. Nëse ka fyerje, nuk më ka fyer mua, por ka fyer qytetin. Unë jam kryetar Bashkie prej katër mandatesh. Sa për pretendimin se kam bllokuar shitjen e librit, kjo është qesharake dhe çuditem sesi më bëni një pyetje të tillë. Kush jam unë që mund të bllokoj shitjen e një libri?! Është absurde”.

Personazhet e përmendura në roman kanë sivëllezërit e tyre në jetën reale. Romani “Kandidati” i Blushit merr përsipër të na tregojë se si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, duke sjellë të gjitha situatat anormale të politikës në vend. Kandidati Kadim Sedini kërkon të fitojë zgjedhjet për herë të katërt, vetëm se tani është i vdekur.

Ja si e përshkruan ai në libër kandidatin Sedini:

“Më kërkuan të ngjall një të vdekur dhe meqë ato kohë nuk kishte asgjë më të mirë për të bërë, pranova. Njeriu që kishte vdekur ishte kryetari i Bashkisë së Basenit. Quhej Kadim Sedini. Gruaja e tij erdhi në zyrën time dhe më tha se donte që burri të rizgjidhej kryetar bashkie. Nëse e ndihmoja, do të më paguante. Sa të doja, tha gruaja…”, citohet në një prej pjesëve të librit. Ironi therëse!

Por teksa shpjegon garën e çuditshme me një “kandidat të vdekur”, Blushi analizon edhe votuesit që e votuan atë për mandatin e katërt.

“Si e kanë votuar Kadim Sedinin tre herë rresht, mendova. Nëse do të jetoja aty, s’do mund ta votoja kurrë. Ai njeriu përfaqësonte gjithë përtacinë e shekujve që kishin kaluar mbi qytet. Por mesa duket Kadim Sedini nuk e kishte fuqinë tek punët e mira. Ai kishte qenë një zanatçi elektoral. E kishte kthyer në industri aftësinë për të mbledhur vota dhe ndoshta këtë talent ia kishte trashëguar edhe të birit. Zgjedhjet për të ishin një biznes dhe biznesi i tij ishin zgjedhjet. Nëse kjo ishte e vërtetë atëherë makinacionet e mia në internet nuk kishin asnjë vlerë. Shqipëria mund të jetonte disa javë me fabulat e mia të stisura, por ato nuk mund të kishin asnjë ndikim mbi votën e Basenit”.

Realisht libri i Ben Blushit po shitet nëpër libraritë e Republikës dhe ka kërkesa të shumta, ndërkohë që në Elbasan shitet nën dorë.

KOHA JONË

Next Post

Kosova nënshkruan sot marrëveshjen e Stabilizim Asocimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In