• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Libri amerikan për Gërdecin: Vdekja misterioze e Trebickës dhe roli i Mediut

by A R
21/08/2016 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pjesë nga libri “Armët dhe çunat”. Çfarë i afroi trafikantët vendas dhe të huaj me zyrtarët më të lartë të qeverisë “Berisha” për të çuar në Afganistan fishekët kinezë të Shqipërisë, makinacionet dhe përplasjet e “mafias” që municioneve dhe armëve për të fituar 500 mijë dollar më shumë nga kjo aferë. Roli i qeverisë, i ministrit të Mbrojtjes Mediu dhe djalit të kryemi nistrit të Kohës, Shkelzenit.

“Konkurrentët e tjerë do të qëndronin mbi shifrën 5 milionë dollarë, aq më shumë po të futje në llogari edhe transportin ajror. Po të konkurronte me vlerën 4 milionë, do të fitonte me siguri.

Për të qenë edhe më i sigurt e për të mos u treguar shumë lakmitar, vendosi të konkurronte me shifrën 3,5 milionë. Po ta fitonte kontratën, do t’i tepronin 2 milionë dollarë, shumë që e bënte t’I merreshin mendtë.

“Këto qenë shumat që mund të fitoje në FedBizOpps, po të dije se ç’po bëje”, – tha më pas Packouz-i. Marifeti funksionoi.

Packouz-i ishte në shtëpi, me vajzën në prehër, kur mori një imeil nga Ushtria, që i thoshte se dëshironin të bënin një kontroll paraprak mbi Dynacore-n; pasonte një listë me pyetje, për të cilat kërkonin përgjigje.

Pavarësisht nga frika e Packouz-it, imeili nuk e përmendte AEY-në, municionin “kinez” të Shqipërisë ose hetimin federal për mashtrim lidhur me kontratën afgane.

Për habinë e tij, zyrtarët e prokurimeve në Rok Ajlend të Ilinoisit nuk e bënin lidhjen ose nuk kishin një sistem kontrolli të kontraktuesve për të parë se mos një i tillë ishte subjekt i hetimeve për mashtrim.

“Po fluturoja, -kujtonte Packouz-i. – Pas muajsh që kisha dështuar në konkurrime, kisha kapur një thelë të majme.

Do të fitoja para të madhe, të cilat do të më mundësonin të konkurroja në kontrata më të mëdha për armatimet. I kisha provuar vetes se nuk kisha nevojë për Diverolin, që të fitoja kontrata.

Më dukej e pabesueshme se mund ta bëja një gjë të tillë vetë, së mund ta mposhtja Diverolin në lojën që kishte shpikur ai vetë.

Madje edhe isha marrë vesh për financimin e kontratës me Ëells Fargon, duke përdorur po atë mikun që kishte bërë marrëveshjen me Diverolin.

Ai u tregua shumë i kënaqur të bënte biznes me mua. Kisha kapur një kontratë serioze e të ndërlikuar dhe do të më duhej të bashkërendoja gjithçka. Isha gati të shkoja në Kiev, që ta inspektoja mallin me sytë e mi.

Isha I ngazëllyer.” Ndërsa Packouz-i po bënte përpara, Aleks Podrizki nuk kishte qenë me kaq shumë fat.

Pasi qe kthyer në Majami, ishte regjistruar në kolegj për të studivar gjuhën arabe, por kishte mbetur me xhepat bosh e nuk kishte mundur të gjente ndonjë punë me kohë të pjesshme.

Mbrëmjeve takohej shpesh me Packouz-in për të pirë një birrë së bashku e për të diskutuar situatën e tyre kundrejt ligjit.

Që të dy qenë bërë me fiksime se mos qeveria po i mbante nën mbikëqyrje. Do të kishin dashur që qeveria të mos e shikonte çështjen sikur lidhej vetëm me paratë, por edhe si diçka të nevojshme për përmbushjen e kontratës.

Ushtria i kishte pranuar fishekët pa asnjë ankesë për cilësinë e tyre. “Çështja kundër nesh ishte e pakuptimtë, por dukej se kjo nuk ngrinte peshë, – kujtonte Podrizki. – Davidi dhe unë qemë të një mendjeje se, po të na dënonin me më shumë se dy vjet burg, duhej të mendonim seriozisht për t’u arratisur.

Davidi më kërkoi ndjesë, por unë i thashë se e kisha marrë vetë vendimin dhe s’kisha kë fajësoja tjetër veç vetes.

Më dukej se gabimi ynë më i madh nuk po trajtohej politikisht. Isha përpjekur t’i thosha Diverolit që të krijonte lidhje politike për të na mbrojtur, por ai nuk më kishte dëgjuar.

” Çunat nuk e dinin, por çështja e AEY-së ishte absurde dhe me kleçkë edhe në një tjetër drejtim, dhe vetëm në atë drejtim, të korrupsionit, do të bëhej e rrezikshme.

Në prill të vitit 2007, sapo kishte zbuluar se MEIKO po u shiste fishekë “kinezë”, Aleks Podrizki u kishte kërkuar shqiptarëve që t’u shisnin fishekë shqiptarë.

I kishin thënë se qe e pamundur ta plotësonin gjithë sasinë e kontratës me fishekë shqiptarë, ngaqë ata qenë të shpërhapur në të gjithë vendin dhe do të ishte shumë e vështirë të silleshin në Tiranë.

Podrizki kishte pasur dyshime të forta se po e gënjenin, dhe kishte pasur të drejtë. Ylli Pinari i MEIKO-s nuk donte t’i shiste fishekë shqiptarë AEY-së për një arsye të thjeshtë: po ia shiste ata dikujt tjetër.

Gjatë gjithë vitit të kaluar, një kompani amerikane me emrin Southern Ammunition kishte çmontuar miliona fishekë AK47 të prodhimit shqiptar në një bazë të vogël ushtarake në skaj të fshatit Gërdec.

E gjithë çështja e furnizimeve “kineze” nga Shqipëria do të ishte shmangur, nëse Ylli Pinari do t’ia kishte shitur municionin shqiptar AEY-së për ta dërguar në Afganistan.

Por shqiptarët nuk donin t’ia shisnin AEYsë, sepse fishekët shqiptarë kishin veshje bakri, kurse pjesa më e madhe e fishekëve “kinezë” kishin veshje çeliku.

Po t’ia shisnin fishekët shqiptarë për skrap kompanisë Southern Ammunition, shqiptarët do të nxirrnin miliona dollarë fitime, para që do t’I humbisnin, po t’ia shisnin ata AEY-së.

Lakmia dhe Trebicka

Lakmia ishte e vërteta e hidhur që përbënte thelbin e botës së tregtisë së armatimeve. Lakmia e Efraim Diverolit e kishte bërë Kosta Trebickën armikun e tij për vdekje, tamam si lakmia e Henri Thomet-it kishte bërë që AEY-ja të blinte fishekë “kinezë”.

Tani, lakmia e shqiptarëve që kishin prishur kontratën për 100 milionë fishekë vetëm që të fitonin pesëqind mijë dollarë më shumë, qe gati të sillte pasoja e andralla të tjera. Nga fundi i vitit 2007, puna e Southern Ammunition për çmontimin po i afrohej fundit, ngaqë fishekët AK-47 me veshje bakri po mbaronin.

Por ministri i Mbrojtjes Mediu kishte të tjera plane lidhur me rezervat e mbetura të Shqipërisë.

Duke kërkuar të shtrydhnin edhe dollarin e fundit nga rezervat e vendit, shqiptarët vendosën të çmontonin predhat e kalibrit të madh, që të përfitonin kështu gëzhojat e tyre prej bakri.

Çmontimi i municioneve të kalibrit të madh kërkonte punë shumë të kualifikuar dhe shumë të ndryshme nga ajo për çmontimin e fishekëve AK-47.

Për zbrazjen e lëndës shpërthyese nevojiteshin pajisje të sofistikuara. Duheshin zbatuar protokolle të rrepta, të mbikëqyrura nga specialistë. Duheshin respektuar edhe një varg I ndërlikuar traktatesh, ligjesh e praktikash ndërkombëtare”. /tema

Next Post
Falsifikim dokumentesh, kapet në Kukës turku i shpallur në kërkim

Falsifikim dokumentesh, kapet në Kukës turku i shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In