• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Librazhdi “i pastër” nga Covid-19, Gurra: Lehtësi në taksa për bizneset dhe ndihma për të pamundurit

by A R
28/04/2020 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Librazhdi është një nga qytetet e përfshira në “zonën e gjelbër” pasi deri më tani nuk ka asnjë rast të evidentuar me COVID-19. Ndaj, nga kjo e hënë, edhe jeta në qytet është gjallëruar, ku ka filluar edhe një lëvizje më e madhe. Në një intervistë për tirananews.al, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ka shpjeguar gjithë masat e marra nga institucioni që ai drejton në mënyrë që lehtësimi të mos kthehet në bumerang. Gurra jep një lajm të mirë dhe për të gjithë bizneset e qytetit të Librazhdit të cilët do të kenë lehtësim ndaj detyrimeve që kanë ndaj Bashkisë. Ai nënvizon se Bashkia do të marrë disa masa me anë të Këshillit bashkiak për të lehtësuar taksat që paguhen në bashki për periudhën kur këto biznese nuk kanë funksionuar. Kreu i Bashkisë sqaron se arsyeja që një gjë nuk është bërë ende deri më tani, lidhet me situatën e cila po vijon ende, por në momentin që kjo do të ndërpritet, do të hidhen dhe hapat e duhur për të lehtësuar barrën financiare të biznesit të vogël. Gurra thekson se falë edhe solidaritetit të bizneseve, është arritur mbulimi me ndihma ushqimore për familjet në nevojë në të gjithë territorin.

Intervista e plotë:

Librazhdi ende nuk ka asnjë rast të prekur me COVID.  Keni bërë një analizë për këtë rezultat pozitiv ndonëse kanë kaluar 2 muaj nga shfaqja e rastit të parë?

Besoj se kjo mund të jetë rastësi duke pasur parasysh që shumë qytetarë nga Librazhdi kanë mundësi dhe lëvizje qoftë në vendet e tjera përreth nesh po qoftë në qytete të tjera të cilat janë të prekura tashmë. Them këto padyshim që nuk mund t’i heq në njëfarë mënyre edhe cilësitë e banorëve të Librazhdit të cilët i kanë respektuar në maksimum masat e ndërmarra nga qeveria që kanë të bëjnë kryesisht me distancimin social dhe me respektimin e orareve të lëvizjes. Shto pastaj dhe përpjekjen që ne kemi bërë për të dezinfektuar të gjithë hapësirat publike në qytet dhe jo vetëm. Mendoj që janë që janë këta faktorë por dhe një ndërgjegjësim i banorëve të Librazhdit që kanë sjellë këtë situatë e cila  për ne është shumë e kënaqshme kështu siç është. Sigurisht që përbën rrezik shumë të madh nëse këto rregulla anashkalohen apo do e marrim si situatë të mirëqenie  sipas së cilës Librazhdi është i paprekur dhe mund të lëvizet lirshëm. Në fakt  ajo që dëgjojmë çdo ditë nga ekspertët dhe  nga Komiteti i krijuar me këtë rast, e vërteta është që ka plot persona të cilët janë asiptomatikë, që mund ta kenë virusin, por nuk tregojnë shenja që kanë dhe këta janë një rrezik shumë i madh pastaj për të infektuar persona të tjerë, imuniteti i të cilëve nuk është kaq i fortë.

Kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra me Kryeministrin Rama dhe përfaqësues të mazhorancës

Kryeministri deklaroi se Librazhdi është një nga pikat e gjelbra ku qytetarët mund të kenë një lëvizshmëri më të madhe. A janë marrat nga ana juaj si Bashki?

Ne jemi njohur me vendimin e Kryeministrit, kemi pasur edhe një videocall bashkë me Kreun e qeverisë për t’u sqaruar në lidhje me këto masat. Është sigurisht një lajm shumë i mirë për banorët e Bashkisë  së Librazhdit, por patjetër që kjo përbën një rrezik shumë të madh.  Për asnjë moment nuk duhet krijuar ideja sikur ne jemi imun ndaj këtij virusi dhe kjo do të çonte më pas në rrezikun e përhapjes së këtij virusi.  E thashë dhe më lart, personat të cilët janë asiptomatikë, do të thotë e kanë virusin, por nuk tregojnë shenja dhe mund të jenë një rrezik shumë i madh për personat e tjerë. Thënë shqip që rritja e lirisë së lëvizjes për Bashkinë Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec që janë në një aks në fakt, është një moment shumë shumë i rëndësishëm dhe shumë i rrezikshëm gjithashtu. Nga ana e Bashkisë sigurisht që ne kemi punuar me Policinë Bashkiake gjatë gjithë kësaj periudhe për të mbajtur në maksimum alertin në lidhje me këtë situatë. Do shtojmë masat duke aktivizuar edhe punonjësit dhe zjarrfikësit sepse duhet të dimë një gjë, kjo është një situatë e cila nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë dhe ne nuk kemi një manual masash të cilat përshtaten në situate të caktuara. Kjo është një situatë e padëgjuar më parë dhe masat që ne marrin janë në funksion të kësaj situate.

Cilat janë nismat për te lehtësuar biznesin, kryesisht atë të vogël lidhur me taksat?

Le ta themi që qeveria shqiptare është treguar shumë e kujdesshme dhe u ka dalë në krahë të gjithë bizneseve të vogla të cilat përbëjnë shumicën në Bashkinë Librazhd për t’i mbështetur ato financiarisht. Sigurisht disa nga këto biznese kanë funksionuar, ku kam parasysh farmacitë, ushqimoret të cilat nuk është se kanë ndaluar punën gjatë kësaj periudhe. E sigurisht ne si Bashki do të marrim disa masa me anë të Këshillit bashkiak për të lehtësuar taksat që paguhen në bashki për periudhën kur këto biznese nuk kanë funksionuar.  Por nuk e kemi bërë deri më tani për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo situatë. Në momentin që kjo do të ndërpritet sigurisht pastaj që ne jemi shumë fleksibël për të marrë dhe ndihmat e duhura që do të lehtësojnë barrën financiare të biznesit të vogël ndaj bashkisë, por nga ana tjetër nuk do të rrezikojmë në asnjë mënyrë funksionim normal të bashkisë. Sepse po marr për shembull vetëm çështjen e pastrimit. Pavarësisht se ne kemi qenë në shtëpi dhe nuk ka pasur lëvizje, sigurisht që kompania e pastrimit është detyruar që të heqë mbetjet çdo ditë dhe për këtë dikush do të duhet ta paguajë.

Librazhdi, ndonëse me popullsi të vogël ka një shtrirje tepër të madhe si territor dhe të thyer. Si është organizuar shpërndarja e ndihmave  dhe çfarë përmban pakoja e ndihmës

Ne kemi një numër të lartë në fakt të familjeve që marrin ndihmë ekonomike në të gjithë territorin e Bashkisë Librazhd, një territor malor dhe sikurse e thatë dhe ju me shpërndarje gjeografike shumë të madhe. E vërteta është se deri më tani ne kemi pasur dashamirësinë e shumë bizneseve dhe të donatorëve të cilët na kanë ndihmuar në një situatë jashtëzakonisht shumë të keqe dhe gjej rastin dhe nëpërmjet medias tuaj t’i falenderoj dhe t’ju shpreh mirënjohjen në emër të Bashkisë së Librazhdit.

Pakot që ne kemi shpërndarë sigurisht që deri tani Bashkia Librazhd nuk ka paguar  faturë për to. Janë të gjitha donacione, ndërkohë që bazuar dhe në vendimin e qeverisë ne kemi bërë këto ditë një prokurim dhe kemi bërë blerje në të cilat shpërndajmë tek të gjitha familjet në nevojë.

Dua ta theksoj këtë sepse ka një perceptim sikur meqenëse na ndodhi kjo situatë të gjithë duhet të marrin ndihma. Jo nuk është kështu. Ndihma do të marrin vetëm ato familje të cilat mungesa e ndihmave i rrezikon realisht jetesën. Që do të thotë që janë familje të përcaktuara me vendim qeverie si ato që marrin ndihma ekonomike, por edhe që nuk kanë të ardhura të tjera sepse disa marrin ndihmë ekonomike, por kanë dhe pagesa të tjera si KEMP dhe pagesa kujdestarie e të tjera si këto.

Por nga ana tjetër ne jemi fokusuar dhe kemi dërguar ndihma tek familjet që realisht nuk kanë të ardhura dhe që e kanë të domosdoshme paketën ushqimore.

Paketa ushqimore që ne kemi miratuar dhe që në fakt është standard për të gjithë Shqipërinë dhe që është blerja që kemi bërë ka miell, vaj, sheqer, oriz, makarona. Kemi bërë një blerje në Stërblevë duke blerë gjithë patatet që kanë mbetur pa u shitur akoma nga banorët atje, duke I ndihmuar pak edhe fermerët vendas. Dhe kjo pako është e mjaftueshme për një familje për rreth një muaj.

Si po vijon puna për investimet publike, janë. Ndërprerë apo vijon në mënyrë të kufizuar?

Ne kemi një situatë të vështirë financiare le ta themi, sepse dikush do paguajë për gjithë këtë stanjacion, buxheti do të jetë më i vogël patjetër.  Diku do pasqyrohen dhe sigurisht hallka e fundit që do miratojmë është mendimi i buxhetit të bashkisë.

Ne jemi fokusuar tashmë dhe tek investimet të cilat janë të domosdoshme për këtë fazë siç ka të  bëjë me situatën e dezinfektimit, me shtimin e sipërfaqeve të pastruara në të gjithë bashkisë. Sigurisht pastaj do të shohim periudhën në vazhdim , mundësitë financiare që na kanë mbetur me atë buxhet që kemi miratuar në janar, nëse është realisht I zbatueshëm apo jo.

Sipas të gjitha gjasave ne do të na duhet që të shkurtojmë buxhetin e bashkisë Librazhd duke përfshirë sigurisht investimet.

Si janë marrëdhëniet me përfaqësuesit e opozitës lokale?

Bashkëpunimi institucional është shumë normal me atë pjesë të opozitës e cila ndodhet në këshillin bashkiak me të cilën debatojmë herë pas here dhe jo në ç’do rast biem dakord. Kam këtu parasysh forca politike të djathta si Balli Kombëtar,Partia Ora etj.

Ndërsa pjesa tjetër e opozitës vazhdon kur e sheh të arsyeshme të shajë e të mallkojë çdo punë që bëhet, çdo aksion në ndihmë të familjeve në nevojë pasi mendon se kjo është më produktive për të dhe interesat e saj politike.

Sigurisht që është në të drejtën e saj ta bëjë këtë ashtu sikur se është në të drejtën tonë të mos merremi asnjë moment me të pasi na shfokuson nga punët e përditshme për të cilën kemi marrë besimin e njerëzve, pavarësisht se ndonjë këto sulme përçohen me një gjuhë që është nën nivelin mesatar të komunikimit publik.

Nuk kam ndonjë koment tjetër.

Ju vete si kryetar i Bashkisë, si e keni organizuar raporton mes punës në këtë periudhë, por edhe familjes suaj?

Kjo është një situatë shumë absurd ku nuk ke mundësi që të përqafosh prindërit e tu. Por nga ana tjetër je një person që mund të jesh burim rreziku dhe për prindërit, për fëmijët, për bashkëshorten, për një të afërm. Sigurisht që jemi kujdesur për të zbatuar shumë fort masat e distancimit social, të dorezave dh maskave, por përpiqemi sa mundemi.

Si po funksionon vetë institucioni i Bashkisë në këtë periudhë?

Le ta themi që Bashkia këto kohë kryen funksionet e saj bazike. Sigurisht që është ulur në minimum kontakti i qytetarëve me përfaqësuesit e Bashkisë. Ne kemi pasur një sallë shërbimesh bashkë me ADISA-n me të cilën kryenim shumë shërbime. Ajo ka ardhur duke u reduktuar. Është hapur, është funksionale, por është më e reduktuar në personel. Jemi përpjekur që të shtojmë kontaktet online qoftë nëpërmjet telefonave apo e-mail-eve me çdo person që ka një problematikë të caktuar.

Mendojmë se do të vazhdojë të jetë kështu për sa kohë që rreziku është prezent. Por kjo s’do të thotë në asnjë rast që shërbimet që bashkia ka detyrim t’i japë, nuk po jepen. Përkundrazi, ne e kemi shtuar më shumë kontaktin nëpërmjet rrjetit dhe telefonave. / L.Tanushi

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Konspiracioni i madh kundër Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In