Policia e Librazhdit ka asgjesuar në Librazhd 4000 rrënjë Canabi Sativa.
Policia bën me dije se nga aksioni i zhvilluar në fshatin Stavraj të Librazhdit, u asgjesuan nga një operacion disa orësh, plot 4000 rrënjë Canabi Sativa.
Ndërkohë policia është vënë në kërkim të kultivuesve, por akoma nuk ka asnjë informacion.
Hetimet vazhdojë.
Operacionet kundër kultivimit të lëndëve narkotike kanë kulmuar vitin e kaluar me fshatin Lazarat në Gjirokastër, kanë vijuar në fshatërat e Malësisë së Madhe në Shkodër, në Tepelenë etj.









