Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur Pishkash. Sipas të dhënave të para nga policia një automjet tip “Ford” me targë AA 682 UN është përmbysur në anë të rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe nëse ka viktima apo të plagosur. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./a.meta










