Kjo është qendra e re e librit përballë Parlamentit të Shqipërisë, e cila hapet tashmë për publikun.
Pas dëmtimit nga tërmeti, me financim të Bashkimit Evropian, qendra u restaurua dhe tashmë mban edhe emrin e Sotir Koleas, një kontributor i madh i fondit shqiptar të librit gati 100 vjet më parë.
Miqtë e librit tashmë mund të gjejnë aty libra të rrallë, shumë prej tyre pjesë e bibliotekave personale të konfiskuara gjatë komunizmit.
Kryeministri Edi Rama në fund të vizitës së Qendrës së re, i dha ministres dhe drejtorit porositë e tij për tavanët dhe muret e godinës./m.j