• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIBOHOVE/ Kumbaro: Vota e 25 qershorit përcakton të ardhmen tuaj e të familjes suaj

by Java News
07/06/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja e Partisë  Socialiste në Qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaro, në takimet e zhvilluara në fshatrat Drino e Bulo të bashkisë e Libohovës,  u tha banorëve se e ardhmja e tyre do të varet nga zgjedhja që do të bëjnë më 25 qershor. “Mendoni nëse do të votoni për veten tuaj apo për një individ – iu drejtua Kumbaro banorëve, duke theksuar se PS nuk është parti për të zgjidhur hallin e një personi, por  jep zgjidhje për gjithë komunitetin.

“Në 25 vjet, Libohovën tonë me të gjitha fshatrat rrotull, që nga Zagoria deri në Nepravishtë, që nga Bulo deri në Stegopul nuk e kishte njeri në plan, nuk e kishte njeri në defter. Ndaj është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që vota nuk  mund të jetë për  një moment. Nuk kemi ardhur t’ ju kërkojmë votën pas katër vitesh dhe tu themi na jepni votën sot, se do ta bëjmë nesër. Erdhëm t’ju themi  ja çfarë kemi bërë në katër vite, ja si kemi punuar, ja cfarë dimë të bëjmë, ja ku duam të shkojmë . Kjo është shumë e thjeshtë. Në 25 qershor ju me votën tuaj keni të drejtë të vendosni nëse programi  dhe modeli i Edi Ramës do të vazhdojë,  që të bëhen edhe rrugë të tjera dhe investime të tjera, siç ka treguar që i bën, apo do të ndërpresim çdo gjë dhe do kthehemi pas në 2012-ën. Fshijeni rrugën në një moment, të gjitha investimet, ndalon zhvillimi dhe ne ngelim në vend. Sepse vota nuk kërkohet dhe nuk jepet as për një thes miell e as për  një lopë të vaksinuar  më shumë a më pak,  e as për një numër  telefoni që të përgjigjet a nuk të përgjigjet. Se kjo mund të zgjidhë hallin e një njeriu,por nuk zgjidh sistemin, nuk zgjidh fshatin”, tha ajo.

 Kumbaro ka sjellë në kujtesën e banorëve disa prej arritjeve të qeverisjes socialiste vetëm në 44 muaj, ndërkohë që për dekada të tëra kjo zonë ka qenë e harruar.

“U deshën plot 25 vite që të bëhej rruga e Bulos, që e kishte lënë të izoluar këtë fshat që ndodhet vetëm 10 km larg Gjirokastrës. Tashmë ju keni një rrugë brenda standarteve bashkëkohore, po kështu jemi kujdesur edhe për kanalet vaditëse, të domosdoshme për bujqësinë dhe banorët e fshatrave. “ – pohoi kandidatja e PS-së.

“Ne sot vimë përballë jush ballëlartë për punët tona. Libohova që ju njihnit nuk do të ekzistojë më. Transformimi i saj tashmë ka filluar. Shumë shpejt do të nisë zbatimi i projektit për restaurimin e plotë të sheshit të qytetit. Një tjetër projekt i  rëndësishëm i qeverisë Rama është edhe unaza e Pogonit, që i shërben dy bashkive, asaj Libohovë dhe Gjirokastër, projekt i cili nis së shpejti – shtoi Kumbaro.

Në mbyllje të fjalës së saj Kumbaro ka theksuar se PS është e vetmja forcë që mund t’u japë rrugë reformave të nisura dhe transformimeve urbane, në shërbim të komunitetit. Ajo ka kërkuar nga banorët t’i kërkojnë llogari çdo kandidati dhe çdo partie, për punët e kryera në këto vite, në shërbim të atyre që sot u kërkojnë votën.

ma.me

Next Post
Identifikohen 3 xhihadistët e sulmeve terroriste në Londër

Sulmi terrorist në Londër, gjendet në lumë viktima e tetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In