Saif al islam, djali i kolonelit Muammar Gaddafi është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Libi. Në seancën e sotme, djali i Gaddafit dhe 8 bashkëpunëtorë të tij për krimet e kryera gjatë kryengritjes së vitit 2011, janë dënuar me vdekje.
Siaf al Islam dhe njerëzit e afërt me të ishin në proces me disa dhjetëra bashkëpunëtorë të tjerë të liderit të rrëzuar, i akuzuar për shtypje të dhunshme të protestave.
Gjithësesi, i biri i diktatorit nuk ndodhej në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së vendimit, por ishte i lidhur me një video-konferencë.
Aktualisht ai mbahet nga një ish-grup rebelësh nga qyteti Zintan, që refuzon ta lirojë.