Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka përgënjeshtruar lajmin në mediat serbe se Liberia e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.
Pacolli e publikoi në llogarinë e tij personale në Facebook komunikatën e Liberisë ku riafirmohen marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve.
“Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Weah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen”, shkruan Pacolli në Facebook.
“Unë nuk merrem me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin tim”.
“Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar”.