Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se liberalizimi i vizave me zonën Schengen është çështje orësh pasi, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.
“Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme për rekomandimin e vizave nga Brukseli, prandaj dua të potencoj se procesi për liberalizmin e vizave për Kosovën tashmë nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por mund të themi se është duke i numëruar orët dhe ky është një lajm i mirë dhe histori e re për Kosovën”, tha Thaçi.
D.I.