Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku i ka uruar për vendimin e sotëm të Komisionit Evropian që vendosi propozimin për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë në hapësirën ‘Shengen’.
“Presidenti Nishani uroi homologun Thaçi dhe kryeministrin Mustafa për suksese të tjera të mëtejshme të Kosovës në rrugën e integrimit dhe anëtarësimeve në institucione dhe organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Shqipërisë.