Dhënia e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët nga Komisioni Evropian, e ka vënë në siklet spektrin politik kosovar.
Edhe pse kjo ditë është pritur gjatë, kushti që i ka vënë KE-ja Kosovës, e bën liberalizimin të kushtëzuar.
Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi konsiderohet sfidë vështirë e kapërcyeshme, sidomos pasi opozita ka paralajmëruar kundërshtim me të gjitha format.
Nëse ratifikimi ndodh shpejt, Kosova brenda tre muajve mund të përfshihet në listën e Shengenit
Dhënia e rekomandimit për liberalizimin e vizave për kosovarët nga Komisioni Evropian, ia ka hapur njërën derë qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm brenda zonës Shengen, por ia ka vënë një pengesë, vështirë të kalueshme – ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, citohet Zëri. (b.an)