• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liberal me maqedonasit, nacionalist me shqiptarët

by Java News
02/04/2019 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ruben Avxhiu

Kryeministri grek Cipras ka dalë me dy fytyra, në politikat me fqinjët. Nuk e di se cila është maskë e cila e vërtetë. Mund të jenë të dyja maska. Vështirë të gjesh se çfarë mendon vërtet njeriu pa kravatë.

Në vizitën e tij, sot, në Shkup, me të drejtë po lavdërohet nga media e zyrtarë ndërkombëtarë për marrëveshjen historike që ka arritur me Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, ajo që duam të gjithë është mbyllja e konflikteve të vjetra dhe kthimin e Ballkanit në një zonë po aq të begatë, paqësore e të qendrueshme, sa edhe Europa Perëndimore.

E nisur me një “vetjake” (apo fotografi “selfie” me kryeministrin maqedonoverior, Zoran Zaev) Cipras po fillon një vizitë shtetërore, e cila synon të korrë fitoret e suksesi diplomatik, të arritur duke injoruar zhurmën e protestën e fortë të opozitave nacionaliste në të dy vendet.

Në fakt, pavarësisht se nuk duket ashtu kur dëgjon ithtarët e VMRO-së dhe ish-kryeministrit Nikola Gruevski, marrëveshja është një fitore më e madhe për Maqedoninë e Veriut. Vendi me kryeqytet Shkupin, pasi ka shmangur shpërbërjen duke qetësuar shqiptarët, pasi ka fituar betejën e identitetit me bullgarët, ndonëse flasin të njëjtën gjuhë e ndajnë të njëjtën histori, ka rrëzuar tani edhe betejën e fundit për të hyrë në NATO e BE: veton e Greqisë.

Nacionalistët në të dy vendet kanë reaguar në mënyrë të tërbuar për marrëveshjen. Po ata në Greqi kanë pasur më shumë arsye. Shkupi nesër, pasi të hyjë në NATO, nuk ka asnjë garanci që nuk do ta ndryshojë emrin përsëri. As NATO e as BE nuk kanë mekanizëm përjashtimi për anëtarët që dalin nga shinat.

Në fund të fundit, jashtë proceseve formale, zyrtare, të gjithë të tjerët përdorin thjeshtë fjalën Maqedoni pa pjesën e Veriut, jo se janë domosdoshmërisht kundër grekëve, po për hir të lehtësisë.

Nevojitet një besim shumë i madh te zhvillimet në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut për të menduar se nuk do të ketë një rrëshqitje në çmendurinë e viteve të Gruevskit, kur historia e lashtësisë u rishkrua në mënyrën më të paturpshme me statuja të Aleksandrit e herojve të tjerë të cilët edhe nëse nuk kanë qenë grekë, sigurisht nuk kanë qenë sllavë e bullgarët të ardhur në Ballkan në vitet 500-600 të erës sonë, gati një mijëvjeçar pas epokës së Aleksandrit të Madh.

Nuk janë vetëm nacionalistët e Agimit të Artë dhe konservatorët e Demokracisë së Re që janë kundër marrëveshjes në Greqi. Edhe e majta është e marrosur prej miteve. Ky është Ballkan në fund të fundit, Greqia ka hyrë në BE që nga vitet 1980 po nuk ka ndryshuar shumë prej ne të tjerëve. Madje mund të thuhet që konkurron me të gjithë, madje edhe edhe serbët, për krimet që fshihen si “skeletë në dollap”.

Jam dakord që Cipras meriton lavdërime për guximin e dëshmuar. Dikush duhet të thyejë modelin e përplasjes, edhe duke sakrifikuar diçka nga interesat e vendit se marrëveshje me kënaqje maksimale nuk ka.

Problemi me nacionalistët është se gjithmonë imagjinojnë fitore të pastra maksimale që nuk ekzistojnë askund përveçse në librat e historisë, të shkruara shumë kohë pas ngjarjeve dhe akoma më larg prej realitetit.

Edhe Zaev ka pasur presion të jashtëzakonshëm dhe nuk do t’ia kishte dalë mbanë pa ndihmën themelore të shqiptarëve.
Problemi është se kostoja politike mbetet ende aktive. Çmimi i marrëveshjesh nuk është paguar ende. Droja që kam është se, ashtu si shpesh në histori, fatura do të shkojë në adresë të shqiptarëve.

Deklaratat e ashpra të Ciprasit për pronat private në Himarë, që nuk duhej të ishin arsye konflikti mes dy vendeve, mund të jenë sinjal i një periudhe acari dhe konflikti. Për të zbutur hakmarrjen nacionaliste që po afrohet bashkë me data e zgjedhjeve, Cipras do të detyrohet të sakrifikojë marrëdhëniet me Shqipërinë.

Shiko shpërfilljen për çështjen e Çamërisë. Një politikan që si rrallëkush sheh rrënjët e veta te qendresa ndaj nazistëve, nuk dallon spastrimin etnik të frymëzuar nga nazistët në krahinat autoktone shqiptare në veriperëndim të Greqisë. Ndërsa thurr lirika për të drejtat e pakicës greke, nuk i bën përshtypje se pakicat etnike në vendin e tij, përfshi edhe atë më grekocentrike, të arvanitasve, as që u njihet statusi e ekzistenca. Indiferencës politike i shtohet tani edhe interesi politik i një përplasjeje me Shqipërinë e shqiptarët.

Vëmendja duhet të zhvendoset drejt një kundërshtari tjetër. Në mos Turqia, me të cilën nuk guxohet acarimi përtej pjesës teatrale, përplasja me Shqipërinë është më e lehtë dhe me më pak pasoja. Madje mund të thuhet se të dy kryeministrat Rama dhe Cipras mund të kenë nevojë për pak nxehje gjakrash nacionaliste. Njëri për shkak të krizës së krijuar në vend nga dalja e opozitës prej sistemit dhe tjetri për shkak të mërisë nacionaliste.

Është më e vështirë për Zaevin, që varet dëshpërimisht nga votat e shqiptarëve, që të fillojë të zbusë inatin e nacionalistëve duke krijuar një konflikt me “gogolin shqiptar”. Klasa politike shqiptare është copa-copa. Mbajtja e saj së bashku është një akrobaci që shterron edhe mendjet më të forta.

Zaev herët a vonë do të fillojë të mendojë se cilin grupim do të humbasë dhe me çfarë pjese të elektoratit maqedonasverior do ta zëvendësojë.

Cipras që tregoi një fytyrë dje me shqiptarët dhe një tjetër sot në Shkup me maqedonasit e veriut, ofron një model joshës të cilin Zaev mund të joshet që ta provojë.

Nuk dua t’i para qes për dika që nuk janë, sepse në krahasim me paraardhësit e tyre, po sidomos në krahasim me opozitat përkatëse, që të dy kanë qenë shumë më pozitivë ndaj shqiptarëve dhe rajonit. Që të dy ofrojnë mundësi historike për të zgjidhur konflikte të vjetra si kanë bërë me njëri-tjetrit.

Po me Marrëveshjen e Prespës që ndryshoi emrin e Maqedonisë dhe hapi rrugën për hyrjen në NATO dhe BE të vendit që njihej nga këto blloqe si FYROM, si dhe pas përparimit të Ligjit për Gjuhën, Cipras dhe Zaev duket se kanë filluar të bëjnë llogaritë e kostove politike. Ndërkohë që Zaev ka një zgjedhje presidenciale përpara që mund t’ia mbajë dorën, Cipras sheh vetëm përfitim politik tan inga një konflikt me shqiptarët.

Fytyrën e tij liberale dhe europiane që e vetëfotografonte sot në Shkup, vështirë se do ta shohim në Tiranë. Kravatën mund të mos e vërë, po kostumin nacionalist ka kohë që e provon përpara pasqyrës, sa herë që bie fjala për Shqipërinë.(illyriapress)

Next Post
Kryetarja e bashkisë së LSI i përgjigjet Ramës: E mora nipin shofer se është njeri i sigurtë

PRRENJAS/ Miranda Rira sfidon Ramën: Po hyri LSI në zgjedhje kandidoj sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In