Kopshti “Besëlidhja” është përfshirë këtë të hënë nga flakët. Raportohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e transformatorit, që ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Ata janë evakuuar menjëherë, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje. Godina në fjalë shërbente edhe si konvikt i shkollës “Kolin Gjoka”./a.meta