Policia e Lezhës, thotë se në një dyqan me artikuj ushqimorë, u sekuestruan qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Si pasojë është arrestuar pronari i dyqanit, me iniciale B.R., 56 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i janë gjetur në lagjen “Nënë Tereza”, një sasi lëndësh piroteknike të rrezikshme për jetën e qytetarëve, të fëmijëve apo për personat të paautorizuar për përdorimin e tyre.
56-vjeçari akuzohet për veprat penale, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, bën me dije policia.
/a.r