• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lezhë/ Pasurimi i bibliotekave vendore, Kumbaro: “Edukimi përmes kulturës” prioritet i qeverisë”!

by Java News
19/09/2017 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Edukimi përmes kulturës” do të jetë prioritet i kësaj qeverie! Kështu u shpreh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro  nga Lezha, gjatë aktivitetit për dhurimin e librave zhvilluar në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta” të këtij qyteti.
“Edukimi përmes kulturës, përmes leximit,  mbetet  një nga prioritetet e kësaj qeverie dhe i Ministrisë së Kulturës.  Libri ushqen mendjen. Të ushqesh mendjen është tolerancë, emancipim, zhvillim.  Të dhurojmë  libra dhe të vazhdojmë traditën e kësaj zone që është e njohur për figurat e shquara në krijimtari, ku mes të cilëve do të doja të përmendja poetin  tim të dashur dhe mbi të gjitha njeriun me mendje të bukur, Ndoc Gjetja”, tha Kumbaro.
Ministrja, e cila do të jetë sërish në krye të kulturës në këtë mandat të dytë të qeverisë Rama vuri në dukje krijimin e bashkëpunimit  të Ministrisë së Kulturës me bashkitë,  nismë e cila fillon me Lezhën dhe zhvillohet në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”.
 “Prej shumë vitesh bibliotekat vendore kanë qenë jashtë vëmendjes së bashkive. Arsyeja pse e nisëm këtë projekt nga Lezha,  është se  në këtë bibliotekë  gjetëm dashuri për librin. Prandaj edhe e mirëpritëm projektin e Lezhës “Biblioteka lëvizëse”. Në të gjitha programet e Ministrisë së Kulturës  prioritet mbetet lexuesi. Nëse nuk kemi lexues, nuk kemi autor, nuk kemi, përkthyes, nuk kemi botues”– u shpreh Kumbaro në fjalën e saj.
Kumbaro u prit në këtë aktivitet nga “Kampionët e leximit”, nxënësit nga fshati Blinisht dhe qyteti i Lezhës  nga ku nisi programi i  Ministrisë së Kulturës për pasurimin e bibliotekave vendore dhe shkollore.  “Kampionët”, që  kanë lexuar 25 libra për një muaj janë fëmijë të moshës 6-14 vjeç të zonave të largëta rurale të Lezhës.
“Ka një qasje të re të institucioneve të kulturës , andaj jam shumë e gëzuar që nisim sot një marrëdhënie bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës”– u shpreh drejtoresha e Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta” Lezhë, Suela Bala.
 “Shkrimtari im i parapëlqyer je ti Njeri, me shpirt të bukur njerëzor, që do te jetosh në të nesërmen e të ardhmes”– u shpreh Xhoana Gjokaj, nxënësja fituese e esesë më të mirë.
Titujt e librave që u dhurohen nga fondi i Ministrisë së Kulturës  janë përzgjedhur nga një kolegjium ekspertësh të jashtëm në përgjigje të nevojave të lexuesit.  Projekti  do të vazhdojë edhe në bibliotekat e Vlorës, Shkodrës, Fierit, Korçës dhe Elbasanit.
Zhvillimi i fushatës së leximit në mbarë vendin në tetor të vitit 2016, evidentoi gjithashtu Bibliotekat vendore më aktive në vend, me një shërbim profesional dhe të përkushtuar, si Biblioteka qendrore e qytetit të Lezhës, fituese në rang kombëtar për projektin “Biblioteka lëvizëse”, Biblioteka Publike e Vlorës “Shefqet Musaraj”, Biblioteka Publike “Marin Barleti”, Shkodër, Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korçë, Biblioteka Publike “Qemal Baholli”, Elbasan. Këto biblioteka, si pjesë e kalendarit të gjerë të aktiviteteve, jo vetëm dëshmuan gatishmëri të stafeve përkatëse për punën me librin dhe për përthithjen e lexuesve, sidomos lexuesve të rinj, por gjatë monitorimit të aktiviteteve përkatëse u konstatuan edhe kushte të mira shërbimi dhe hapësire fizike për librat.
Projekti i Ministrisë së Kulturës  është vijueshmëri e nismave të ndërmarra në këto katër vite për pasurimin e bibliotekave vendore dhe shkollore. Vitin e kaluar, në kuadër të Fushatës së leximit “Takohemi për një libër”, u hartua edhe projekti për mbështetje të bibliotekave vendore të qytetit të Tiranës.
Në takimin për dhurimin e librave zhvilluar në Bibliotekën Publike të qytetit të Lezhës merrnin pjesë edhe nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, znj. Alfrida Dedgjonaj, Drejtori i Drejtorisë  Arsimore Rajonale, Lezhë, Bardhok Pulaj, botues, krijues dhe nxënës që ndoqën aktivitetin në kuadër të programit “Orë letrare në Bibliotekë ”.
Next Post
Çmenduri, grabitësi kërcënon me thikë 3 vjeçaren për një telefon

Çmenduri, grabitësi kërcënon me thikë 3 vjeçaren për një telefon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In