• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Lezhë/Pajtuesi i gjaqeve Pjetër Gjoka tregon historitë e errëta të gjakmarrjes të 35 familjeve

by Java News
20/11/2021 23:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjakmarrja është një fenomen që ndeshet gjithnjë e më rrallë, por ende prezente. Në një intervistë për Report Tv, pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka tha se në Lezhë janë 35 familje të ngujuara, kryesisht të ardhur nga zonat verilindore. 

LEZHË– Edhe pse duhet të ishte një monument i traditës, disa dogma të Kanunit kanë mbetur ende gjallë, duke shkaktuar plagë sociale. Kështu thotë Pjetër Gjoka, i cili prej 30 vitesh ushtron misionin si pajtues gjaqesh. Duke folur specifikisht për Lezhën, ai tha se zakonisht historitë e gjakmarrjes janë të importuara nga zonat verilindore.

“Lezha është e preferuar për banim dhe ka vërshim të zonës verilindore drejt qytetit të Lezhës. Kanë ndodh vrasje ne na e shton këtë problem këta që vijnë që vijnë fill sa ndodh gjëma atje ku ndodh nga Dibra, Malësia e Madhe e shohin Lezhën si strehe, ajo që është t’u çudit kemi 3 raste vijnë të dyja palët i ngujuari dhe familja e vrasësit dy palët këtu, është problem ngujimit rrinë fshehur përpiqemi të ndërmjetësojmë me besë dhe cak”, tregon ai.

Aktualisht janë 35 familje të ngujuara në qarkun e Lezhës, për shkak të frikës nga gjakmarrja. Gjoka përmend 4 raste specifike, ku personat që kanë kryer krimin, pas vuajtjes së dënimit qëndrojnë të ngujuar bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

“Kemi 4 familje në Shkëmb të Kuq, Grykë Zezë, një Lezhë në qytet në lagjen ish-SMT këto 4 raste kemi 4 doracët, familje të ngujuara dhe vetë doraci, i kemi të 4 brenda sot, ç’të them pa besë pa nor”. Në gjithë qarkun janë 35 familje të ngujuara këto të 4 që përmendura janë të ngujuara egër kemi një kontingjent që marrin besë me cak për 6 apo 3 muaj, kemi filluar me hap pak dritë jeshile, por këto 4 që përmenda janë të ngujuar në mënyrën më klasike. Ka dy vite që kemi nxjerr fëmijët nga ngujimi, nuk ka fëmijë të ngujuar në Lezhë”, tregon ai.

Pjesa më e madhe e familjeve mbeten në izolim dhe varfëri, ndërsa i përket shkaqeve janë kryesisht konfliktet e pronësisë ato që kanë çuar në vrasje.

“Si shkaqe të këtyre krimeve janë varfëria dhe gjendja ekonomike e dobët. Ndërsa një tjetër shkak po kaq kryesor janë rreth 60 për qind të gjitha krimeve ndodhin në qarkun e Lezhës ndodhin për pronën, sepse çështja e pronës është kaos i vërtete”, shprehet Gjoka për Report Tv.

Pjetër Gjoka shprehet se në 30 vite punë ka arritur të pajtojë dhe të nxjerrë nga konflikti 16 familje.

Shqiptarja.com

Next Post
Shkrimtari Gazmend Kapllani: Nuk do i doja politikanët në Panairin e Librit

Shkrimtari Gazmend Kapllani: Nuk do i doja politikanët në Panairin e Librit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

Emigranti 26-vjeçar arrestohet sapo zbret në Gjermani, përdhunoi në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur

January 15, 2026
Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

Nancy VanHorn ndan mesazhin e Trumpit: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

January 15, 2026
Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike

January 15, 2026
Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

Kryeministri Rama mbledh të Shtunën kryetarët e bashkive në Golem

January 15, 2026
BE paralajmëron: Marrja e Groenlandës nga SHBA-të do të shënonte fundin e NATO-s

Përpjekjet e SHBA për të marrë në kontroll Groenlandën/ Sondazhi: 75 për qind e amerikanëve kundërshtojnë

January 15, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Specialja njofton datat/ Ja kur do të bëhen deklaratat përmbyllëse

January 15, 2026
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton

Habit Vladimir Putin: Jemi gati të vendosim raportet me Europën

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In