Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Sipas policise një automjet tip Benz me targa AA 841 BT, ka përplasur 67-vjeçarin Nikoll Frangu.
I aksidentuari ka humbur jetën rrugës për në spital, për shkak të plagëve të marra nga përplasja.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.









