Një automjet tip Ford Focus ka marrë flakë në një pikë karburanti në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa nuk dihet shkaku.
Megjithatë, dyshohet se incidenti ka ndodhur teksa drejtuesi i automjetit ka ndaluar për të furnizuar makinën e tij me karburant.
Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. /b.d