• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lezhë/Kaldajat jashtë funksionit, mësimi bëhet në të ftohtë në shkollat e ndryshme

by Java News
12/01/2020 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nxënësit vijojnë të bëjnë mësim në të ftohtë në tre godina shkollash në qytetin e Lezhës të ndërtuara apo rindërtuara në vitet e fundit, ndërsa sistemi i kaldajave nuk vihet në punë.

Godina e Gjimnazit “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës u ndërtua e re në vitin 2012, nëpërmjet një investimi që u financua nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare. Shkolla përfshinte edhe një sistem ngrohje qendrore, por pas 8 vjetësh kaldaja nuk është vënë asnjë ditë në punë.

“Kaldaja në shkollën tonë nuk është vënë asnjëherë në funksion. Nuk e dimë arsyen, pasi ajo është pjesë e bashkisë. Punonjësit kanë ardhur disa herë dhe kanë tentuar për ta rregulluar, por nuk kanë mundur” tha Yllka Çuko Drejtoreshë e Gjimnazit “Hydajet Lezha”

Gjimnazi nuk është e vetmja shkollë që ka probleme. E njëjta situatë është edhe shkollat 9-vjeçare “Nëne Tereza” e ndërtuar në vitin 2008 dhe në shkollën “Bësëlidhja” e ndërtuar në vitin 2012. Kaldaja e kësaj të fundit është ndezur pas 8 vjetësh, por nxënësit i thanë BIRN se ajo vihej shumë rrallë në punë dhe nuk ngrohte.

Situata përsëritet vit pas viti dhe me gjithë ankesën e nxënësve dhe prindërve, kaldajat ose nuk punojnë ose ndizen shumë rrallë.

Bashkia e Lezhës dhe zyra arsimore aty pranuan për BIRN gjendjen, por thanë se nuk kishin mundur t’i jepnin zgjidhje problemit. Probleme me ngrohjen me kaldaja në shkolla janë raportuar edhe në qytete të tjera të vendit, përfshi Tiranën, ndërsa në një rast në Bulqizë keqfunksioni i kaldajës, instaluar përmes një procesi kontravers, solli helmimin e gjimnazistëve në Shupenzë.

“Shkollat e reja që janë ndërtuar vitet e fundit kanë sistem qendror ngrohjeje. Por që në tre prej tyre nuk ka funksionuar asnjëherë”, i tha BIRN Elson Frroku, Drejtor për Arsimin në Bashkinë e Lezhës. Frroku, pretendoi se prej 4-5 muajsh po përpiqeshin të vini në punë sistemin dhe kishin arritur të ndiznin kaldajën e shkollës “Besëlidhja”, por jo ato të dy shkollave të tjera.

Problematika sillet në vëmendje çdo dimër, kur temperaturat ulen në disa ditë edhe nën zero dhe përballimi i të ftohtit në këto ambiente është një sfidë me vete për nxënësit dhe stafin petagogjik të kësaj shkolle.

“Unë jam në klasën e 11 dhe brenda ambienteve të shkollës është shumë ftohtë. Ka kalorifera në mur, por ata nuk janë vendosur në funksion asnjëherë të paktën tash dy vite që mësoj unë në këtë shkollë”, i tha BIRN një prej nxënësve të gjimnazit “Hydajet Lezha”.  Gjimnazi i cili u inaugurua nga ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2012, u cilësua atëherë si një nga shkollat model me kushte të standardeve europiane.

Nxënësit thonë se janë të detyruar të vishen trashë dhe të qëndrojnë të mbërthyer në klasë. “Është e vështirë për t’i bërë ballë të ftohtit”, tha nxënësi i klasës së 11.

Nxënësit në të tre shkollat siç mësoi BIRN kanë blerë dhe vendosur rezistenca korenti, por kjo nuk konsiderohet zgjidhje dhe nuk ofron ngrohej për të gjithë klasën.

“Këto ditë ka qenë shumë ftohtë dhe mjediset e shkollës tonë janë akull, pasi nuk funksionon sistemi i ngrohjes. Me kontributin e të gjithë klasës kemi blerë një rezistence me korrent dhe e kemi vendosur në hyrje të klasës. Të them të drejtën klasa ngrohet shumë pak sepse është e madhe”, tha një nxënëse tjetër e gjimnazit.

Fëmijët që mësojnë në shkollën 9-vjeçare Besëlidhja, ku kaldajat janë ndezur disa herë tregojnë se megjithë vënien në punë mjediset janë të ftohta. Një nga fëmijët tha se ata visheshin sa më trashë dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për tu ngrohur.

“U gëzuam kur ndezën sistemin e ngrohjes kur nisëm ditën e parë të mësimit këtë vit dhe shpresuam që problemi tani ka marrë zgjidhje. Por atë e ndezin shumë rrallë, nuk e dimë pse”, tha një nxënës i klasës së shtatë.

Nxënësit thonë se edhe në këtë shkollë klasat kanë rezistenca dhe ngrohen me radhë, tre e nga tre afër saj, pasi ajo nuk e ngroh asnjëherë të gjithë klasën.

Zyra Arsimit Parauniversitar në Lezhë pretendon se ka kërkuar çdo vit sigurimin e ngrohjes për të tre godinat.

“Problem janë vetëm shkollat e qytetit, shumica prej të cilave e kanë sistemin e ngrohjes me kaldaja. Në vazhdimësi bashkia, duke përfshirë edhe këtë vit ka bërë përpjekje për t’i vënë në funksion, por ata kanë specifikat e veta”, tha Luan Dalipi, Drejtor i Zyrës së Arsimit Lezhë.

Dalipi pranoi se kjo ndikon në procesin mësimor, por tha se ky i fundit ka vijuar normalisht dhe nuk kishte marrë deri tani ndonjë ankesë.

Ndërkohë Bashkia e Lezhës pretendoi se po përpiqej të gjente zgjidhje. Ajo tha se kishte arritur të vinte në punë një nga kaldajat, por në dy shkollat e tjera nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje të qëndrueshme.

“Sistemi i ngrohjes në gjimnazin “Hydajet Lezha” nuk ka funksionuar që nga instalimi i në vitin 2012. Kjo nga fakti se në momentin që është ndërtuar nuk ka funksionuar sepse është me defekt sistemi i shpërndarjes”, tha Elson Frroku, por pa thënë nëse ishte menduar ndonjë zgjidhje nga bashkia, përveç asaj me rezistenca të vogla të siguruara nga paratë e nxënësve. (birn)

Next Post
Njoftimi i Autoritetit të Aviacionit Civil: Kujdes me fluturimet drejt Italisë

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror/ Probleme edhe në Rinas, anulohen dy fluturime me Italinë, ja datat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

Konstituohet KED, caktohen relatorët për vendet vakante në GJK

January 14, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

DETAJE / Mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS, të pranishëm do jenë edhe ministrat

January 14, 2026
Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

January 14, 2026
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In