Në Lezhë është gjetur një automjet me shenja plumbash në të. Mësohet se, makina tip “Golf” me targa të huaja është gjetur e braktisur afër kryqëzimit të Shënkollit.
Policia bën të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa po kryhet ekspertiza e mjetit, ndaj të cilit dyshohet të jetë shtënë me breshëri automatiku.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar brenda automjetit nuk janë gjetur njolla gjaku.









