Dy aksidente kanë ndodhur brenda 30 minutave në Lezhë. Aksidenti i parë është raportuar në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, pranë fshatit Grykë e Zezë.
Në këtë aks një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur rëndë burrë e grua.
Ndërsa një tjetër aksident u raportua në bulevardin ‘Gjergj Fishta’.
Një çift gjerman të cilët po udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit./m.j