Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Ngjarja e rëndë ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, tek vendi i quajtur “kryqëzimi i Rrilës”. Një drejtues biciklete ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një autoveturë.
Viktima është Zef Milloshi, rreth 65 vjeç nga Rrila. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje duke shoqëruar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
ma.me