• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Lezha’ dhe diferenca e madhe pozitë-opozitë

by Flogert Muça
21/10/2018 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Shqipëria është një vend ku çfarë nuk na kanë parë sytë. Kemi parë se si digjet Shqipëria në 1997-ën, grushtin e shtetit në 1998-ën, një fshat si ai i Gërdecit që digjej nga bombat e biznesit që arritën deri në Hollivud. Gjithashtu kemi parë se si në mes të Bulevardit Shqipëria u gjakos në 21 janarin e kobshëm të 2011-ës, por ndërkohë që të gjitha këto ndodhinin, kurrë nuk i pamë pushtetet të ndara. Nuk pamë në asnjë moment që drejtësia të bënte punën e saj, pushteti të vazhdonte punën e tij e kështu me radhë.

Por, sot mesa duket qeveria shqiptare po bën atë që duhet të kishte bërë që me ardhjen e demokracisë; të mos ndërhyjë në punët e drejtësisë, sado të preken persona që kanë qenë deri dje ose janë edhe sot me pushtetin apo partinë në pushtet.

Rasti sotëm i arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Arben Noka, për tjetërsim pronash është një lajm i mirë për drejtësinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë, por edhe tregues i një ndryshimi të madh mes mazhorancës dhe opozitës. Rasti e deshti që  për të njëjtën akuzë siç u arrestua sot Noka, të arrestohej kryebashkiaku  i Lezhës që vjen nga radhët e PD-së para pak muajsh. Në atë kohë opozita u ngrit e gjitha dhe iu hodh në fyt drejtësisë.  Në fakt nuk kishte asnjë çudi në gjithë atë paradë të para disa muajve, ku PD shkoi dhe u ngrit në protestë për të liruar kryebashkiakun e saj të dyshuar për një vepër të tillë penale. Shqiptarët e kanë parë PD-në që të dalë në krah të abuzuesve në të gjitha kohët, por që mjafton 21 janari për t’i thënë të gjitha. Partia Demokratike akoma nuk është ndarë nga kultura se drejtësinë e bën partia, kulturë kjo që ka shkatërruar për mbi dy dekada të ardhmen e vendit.

Nga ana tjetër, PS-ja e cila është edhe partia e vetme që qeveris, kur i arrestohet një ish-deputet i saji apo edhe dy të tillë,  siç i ndodhi sot, nuk bën asnjë gjë të jashtëzakonshme, por thjeshtë zbaton  ligjin.

Absolutisht që nuk është heroizëm sjellja e PS-së dhe respektimi që ajo po i bën  ligjit, por është një lajm i mirë për drejtësinë dhe një tregues se  palët në Shqipëri vazhdojnë të jenë në dy skaje të ndryshme kur vjen puna për  mënyrën se si e shohin drejtësinë. E sa më shumë Partia Demokratike të bëjë sulme ndaj drejtësisë si në rastin kur iu arrestua kryebashkiaku i saj i Lezhës, aq më shumë do iu tregojë shqiptarëve se është po ajo PD që ka qenë në 1994-’96, ’97, ’98…. në raport me ligjin dhe drejtësinë.

/lexo.al

Next Post
Zbulohen aksionet e reja të policisë për kapjen e Balilit, kur mund të dorëzohet vetë ai…

Rrethohet Saranda, RENEA në shtëpinë e Klement Balilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In