• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lezha, “beslidhja” e krimit mbi baza familjare, fijet e të cilit të çojnë drejt politikës

by Java News
19/03/2018 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lezha është një nga qarqet më problematikë sa i takon kriminalitetit por edhe zyrtarëve që kanë patur probleme me ligjin. Lidhjet mes krimit dhe politikës, janë bërë shkaktarë edhe për incidentet më të rënda që kanë ndodhur në proceset zgjedhore në këtë qark.

Ngjarja më e rëndë është vrasja e një komisioneri të LSI me 23 qershor të vitit 2013, në një ngjarje ku mbeti i plagosur me armë zjarri edhe Mëhill Fufi. Kandidati i Partise Demokratike, vinte nga një familje e njohur e zonës, ai nuk arriti të fitonte direkt, por disa emra në listen para tij dhanë dorëheqjen për arsye të ndryshme.

Krimi i dyte me sfond politik ndodhi në zgjedhjet e 2017 kur sërish një militant i LSI u dhunua. Akuza e parë ra mbi familjaret deputetit Arben Ndoka, një prej të cilëve u arrestua më vonë. Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit socialist, që kishte punuar si jurist në hipotekën e Lezhës, u ekzekutua në rrethana ende të pazbardhura në një pritë.

Ndërsa vetë Arben Ndoka kishte lënë mandatin sepse u prek nga dekrimianlizimi. Ndaj tij dhe të afërmve të tij u bënë shumë akuza, ndërsa së fundmi, xhaxhai i Ndokës u arrestua si pjesë e grupit që vidhte tokat në bregdet. Për prokurorinë pjesë e këtij grupi është edhe kryebashkiaku Fran Frrokaj, i zgjedhur me mbështetjen e PD.

Ndoka që do të mbahet mend për dhunimin e deputetit demokrat Gent Strazimiri nuk ishte i pari deputet socialist problematik në këtë qark. Armando Prenga do të arrestohej në 2015-ën për plagosje, për një konflikt mes tij dhe familjes Cali, të afërm të ish deputetes demokrate Albina Dede.

Konflikti ishte për pronësinë mbi një pjesë të lagunës së Patokut. Edhe Prenga që sipas prokurorisë prekej nga ligji i dekriminalizimit dha dorëheqjen nga mandati. Në zgjedhjet e Kurbinit, pjesë e qarkut Lezhë, demokratët hoqën dorë nga mbështetja e kandidatit Ilir Pjetraj, sërish nisur nga e kaluara.

Qarku i Lezhës, ka edhe një histori të ngjeshur kriminaliteti. Në vitin 2016 u përhap gjerësisht kultivimi i drogës, ndërsa atje u zbulua edhe laboratori i heroinës në Fushë Kuqe, e cila për policinë ishte pronë e të ashtuquajturit “Baron i drogës”, Gëzim Çela.

Kontrolli i shtetit në këtë zonë, të njohur për lidhjet e forta fisnore, ka qenë i dobët. Për shkak të traditës, politika, bizneset por edhe kriminaliteti aty bazohet tek këto lidhje, të cilat kanë qenë shumë më të forta se ligji.(TCH)

ma.me

Next Post
Mosdekretimi i ligjit për tarifat gjyqësore/ Meta: Cënon shtresat në nevojë!

Marreveshja e detit me Greqinë, Presidenti Meta i jep Bushatit autorizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In