• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lexime dhe kujtime…për intelektualin Gilman Bakalli

by A R
09/12/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lexime dhe kujtime… për intelektualin që mungon. Duke marrë shkas nga thelbi i librit më të ri të Gilman Bakallit “Alfabeti i tranzicionit”, mungesa e intelektualit në shoqërinë shqiptare, UET PRESS për të kujtuar ndryshe, pedagogun dhe intelektualin e angazhuar Bakalli që u nda nga jeta një vit më parë. Ishte e bija Nancy e cila zgjodhi të hapte aktivitetin me leximin e një pjesë të zgjedhur nga libri, për t’ia lërë radhën pastaj të pranishmëve për të thelluar diskutimet mbi ato çfarë Bakalli i hodhi ashtu në letër, pa e ditur se do të botoheshin pa të. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi e quajti publicistikën e Bakallit, si një pamflet që mban brenda gjithë filozofinë mbi të cilën ka ecur shoqëria shqiptare këto vite, bashkë me shqetësimin e përhershëm të ndryshimeve që nuk po vijnë.

Ema Andrea solli me emocion, rreshta nga përkufizimi i tij për të bukurën plastike, që ka pushtuar shoqërinë, dhe ku është e vështirë të dallosh atë të bukurën reale që buron nga brenda.

 “Gjëja e vetme që kanë mësuar shqiptarët e këtij çerekshekulli demokraci mbi intelektualin, është se sa e vështirë është të jesh i tillë. Cilido të ketë qenë pozicionimi i tij për çështje të ndryshme sociale, intelektuali shqiptar e ka pasur përherë gabim. Kur, përballë dëmtimeve ekologjike, rrezikut të zhdukjes së monumenteve të kulturës, krizave politike apo skandaleve financiare qeveritare, nuk dëgjohej asnjë nga zërat e artistëve, shkencëtarëve apo mendimtarëve, opinioni publik pyeste: “Po ku janë intelektualët? Po pse heshtin ata, intelektualët?” Kur ata nuk heshtnin, por ndërhynin, paralajmëronin, imponoheshin, jepnin rekomandime morale apo teknike për probleme të ndryshme, nuk vononin të bezdisurit e smirëzinjtë turinjvarur: “sa të padurueshëm këta intelektualët! Çdo ditë nëpër ekrane televizive! Pse i fusin hundët kudo? Pse bëjnë sikur dijnë gjithçka? Shkurt, pra, intelektuali shqiptar ose hesht e s’bëzan, ndërkohë që duhej të ngrinte zërin; ose ndërhyn e ngre zërin, ndërkohë që duhej të qepte gojën…”- e shkëputur nga libri “Alfabeti i tranzicionit”, konkretisht “Intelektual”, Moralist i angazhuar politikisht, Gilman Bakalli me një jetë publicistike 1990-2016, pothuaj ka lënë një testament mendimi për çështje tipike shqiptare, dhe atipike për funksionimin e intelektualit në Shqipëri. Gjurma e tij në sistemin akademik, por sidomos në intelektualin e shqetësuar për kohën e tij, ka krijuar një hapësirë diskutimi, por dhe dimensioni model. Për këtë, në mjediset e Tulla Center, iu dedikua mbrëmja e një dite më parë, “Intelektualit që mungon”, ku bëri bashkë jo vetëm miqtë e lexuesit të një intelektuali si Gilmani, por duke nxitur debatin mbi “intelektualin që mungon sot” në shoqërinë shqiptare, marrë shkas nga shqetësimi i kësaj mungese hedhur në librin “Alfabeti i tranzicionit”, botimet “UETPress.

Është pedagogu i filozofisë në UET, Klementin Mile që krijon këtë zgjatim të idesë së intelektualit të munguar në filozofinë dhe praktikën e përcaktimit të termit, e fjalës së duhur nga Gilman Bakalli. Mile ndalet të krijojë një koncept, ide se si kjo përcillet në librin “Alfabeti…”, por dhe në situatën e gjendjes kur Gilmani që gjallë. “Gilmani në një farë mënyre ka tentuar që të na e kthejë vëmendjen tek ajo që është thelbësore. Për shembull Gilmani nuk pranonte  kollaj të renë që, duket se do duhet ta përqafonim të gjithë. Nga kjo propagandë se çfarëdo lloj gjëje që paraqitej si e re, ngado që vinte, Gilmani na thotë që të mbajmë një distancë kritike, për të vlerësuar me mjetet tona, me anë të refleksionit se çfarë duhet të pranojmë, çfarë jo, çfarë me rezervë…. Elementi tjetër ka të bëjë me një lloj përbërësi sekret të asaj mënyrës të konceptimit që kishte Gilmani. Këtu po analizoj, jo se më ka thënë vetë ai, se si i bëntë shkrimet. Këtë s’do ta dijmë ndonjëherë prej tij. Por unë shpesh e kam pyetur, dhe një herë më ka thënë: “Mendo sikur ke një kollare, është dikush që ka një kollare, është i kollarisur, i rrinë mirë të gjitha, mund të jetë zyrtar, një zyrtar politikan, që i di të gjitha, është krejt i sigurt, nuk ka nevojë për këshilla….Unë po  i bëj një gjë kollares së tij, i heq një fije, dhe duke bërë këtë shoh se si do të reagojë ky personazh, a do të jetë më po kaq i sigurt, apo do transformohet, çfarë do na shfaqë pasi të heqim këtë fije të kollares”. Kjo ishte mënyra se si shkruante Gilmani dhe unë besoj se mund ta gjejmë thuajse në të gjithë shkrimet e tij. Megjithatë kujtoj dhe diçka tjetër që, sepse kjo është metaforë, sepse të flasësh për të hequr një fije të kollares dikujt është një lloj metafore. Por çështja është për të kuptuar ndoshta, çfarë donte të bënte realisht Gilmani. Kam menduar që çelësi i gjithë kësaj është tek një, madje e gjejmë edhe tek libri, tek shkronja NJ, njeriu, tek Alfabeti i Tranzicionit…”. Ish- Drejtor i Mapos, Alfred Lela, duke folur mbi veprën që ka lënë Gilmani, ka ndarë veçmas se vetë jeta e tij ishte vepër. “Gilmani veprën më të madhe, më të fortë, më të skalitur, më të qëndrueshme kishte jetën dhe jo jetën si nocion sa për të thënë, në mënyrë të përgjithshme, por mënyrën se si ai jetonte jetën. Kujdesin me të cilin ai e gdhendte personazhin e vetë brenda jetës dhe jetën brenda njeriut që ishte. Misioni filozofik,  gazetaresk, publicistik, shoqëror i Gilmanit këtu është sepse i ka shpjeguar, ka patur guximin të shkruajë dhe të flasë për traumat tona, për të cilat edhe ka mundur t’i interpretojë. Ai që është intelektual këtë bën, interpreton në atë rrafshultën e madhe që është monotonia, e përditshmja, mundohet të ngrejë duna të mendimit dhe thepa që ta interpretojnë atë që është kronikë dhe nuk bëhet dot histori. Jemi në një fat të pafat ku na duhet të flasim për veprën e një miku por duke e ditur se kemi folur në të njëjtën kohë për jetën e tij e cila thashë ishte vepra e tij më e madhe”.


Shkrimtarja dhe përkthyesja Diana Çuli është ndalur në karakterin e shkrimit ndryshe të Gilmanit, si “përfaqësues i intelektualit të ri, i Shqipërisë së tranzicionit, jo në kuptimin e keq të fjalës por në kuptimin e mirë të fjalës që sollën një frymë të re, një analizë të re, një strukturim të ri të mendimit me anë të shkrimit të tyre. Mendimi i Gilmanit është dyshimi, ai dyshon mbi të vërtetat, dhe këto i analizon. Struktura dhe stili i librit “Alfabeti…” është mjaft interesante që tërheq në një lexim të thelluar, që duhet ta gjesh nëntekstin”

Gazetari, publicisti e politikani, Alfred Peza duke folur për jetën legjendë të këtij intelektuali tha se: “Ajo çfarë ne jemi këtu sot besoj, është projeksioni i pritshmërive tona për Gilmanin për pjesën tjetër të jetës. Sepse atë çfarë ishte Gilmani ne të gjithë e kemi prekur, nëpërmjet kontakteve me të. E kam takuar dy javë përpara largimit nga jeta, dhe në fakultet krejt rastësisht hyra në një sallë dhe e gjeta, folëm më tepër nga çfarë e kisha menduar dhe shkruajta këtë gjë më pas kur mora vesh lajmin. Dhe pikërisht është ky brezi i Steve Jobs që kanë krijuar një pritshmëri shumë të madhe, janë ata që në matematikë i quajnë më të mëdhenjtë mes të rinjve dhe më të rinjtë mes të mëdhenjve, kështu që gjykoj që është pikërisht kjo gjë thelbi i asaj magjisë që na bën sot këtu bashkë.”  Ndërsa administratori i UET, Henri Çili i është referuar shkronjës “U”, tek libri i “Alfabetit…” të Gilmanit, duke krijuar hapësirën e një debati mbi universitetet, dhe në këtë kujtesë thotë Çili ishte dhe diskutimi  mes tyre, si pikë bazike kush është roli i universitetit, pse duhen shkencat sociale, pse i duhemi shoqërisë, kur ndihet triumfi i teknologjisë etj.. Ndaj këto aktivitete, apo lexime e përballje të kësaj natyre janë vlerësuar si gjeste tipike për të reflektuar për këto tema. Gilman Bakalli ishte racionalist par ekselencë, – ka thënë drejtor i Mapo-s, Ervis Iljazaj, duke vazhduar se ky intelektual i jepte gjërave përkufizimin e saktë dhe emrin e duhur. “E kam njohur Gilmanin në takimet e filozofisë në Llogara, dhe ai ishte njeriu që vriste mendjen, ai ishte nga njerëzit që vriste mendjen dhe në kuptimin e vrasjes së një pseudoideje me ide. Kështu krijova një vlerësim për të, të njeriut që përpiqet seriozisht të mendojë duke e bërë veten: njeri esencial”, ka thënë fjalën e fundit, pedagogu i filozofisë,  Hysamedin Ferraj. Për drejtoreshën e UET PRESS Alda Bardhyli ky libër nuk është vetëm një rrëfim përmes 36 germave të alfabetit të shqetësimeve të tre dekadave të fundit të vëndit, por mbart dhe 36 pyetje esenciale, përgjigja e së cilave do të na e bënte më të lehtë rrugën drejt zhvillimit..

Next Post
“Porositë për Drejtësinë”, ambasadori amerikan takohet me ministrin Vasili

Mesazhi i Lu kundër korrupsionit, ja si i përgjigjet Vasili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In