Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 39-vjeçar ditën e djeshme, pasi gjatë kontrollit nga ana e efektivëve i është gjetur një pistoletë.
Mandi Begaj, 39 vjeç, banues në Vlorë u prangos, pasi gjatë një kontrolli në një ambient lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”, duke mbajtur në përdorim një armë zjarri Pistoletë pa leje.
Lidhur me këtë ngjarje, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” /b.d