Dy persona njeri prej tyre i shpallur në kërkim janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kavajës pasi janë kapur me armë zjarri me vete. Në pranga janë vënë Gëzim Bizhdili, 34 vjeç dhe Hamid Skuqi, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje.
Këta dy persona po udhëtonin në automjetin tip “Volkswagen”, automjet ky në pronësi të Gëzim Bizhdili, kur në bagazhin e automjetit është gjetur një armë zjarri automatikë dhe një palë pinca për prerje gardhi, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Hamdi Skuqi, në brez i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një thikë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së datës 30.12.2016, në banesën e shtetasit G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një armë zjarri tip pistoletë, një armë zjarri automatike model 56, një armë të ftohtë, thikë dhe një palë pinca për prerje gardhi. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Kavajë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja”./a.k