• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lëvizjet e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Trump largohet nga Uashingtoni, vajza njofton se do të martohet

by A R
20/01/2021 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiffany Trump ka shfrytëzuar në maksimum orët e fundit të babait të saj, Donald Trump si president i SHBA-ve.

Ndërsa mediat transmetuan sot LIVE momentin kur familja presidenciale largohet nga Uashingtoni.

Manjati dhe Melania (dhe stafi i tyre) përfunduan lëvizjen e sendeve nga Shtëpia e Bardhë, ajo përfitoi nga qëndrimi në rezidencën presidenciale për një foto të fundit speciale.

“Ka qenë një nder të festoja shumë momente historike, raste historike dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nuk ka qenë më e veçantë sesa fejesa ime me të fejuarin tim të mahnitshëm, Michael! Ndjenjë e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin tjetër!” shkruan ajo duke postuar foton në rrjetet sociale.

27-vjeçarja Tiffany, fëmija i vetëm i lindur nga martesa e Donald Trump me gruan e tij të dytë, Marla Maples, ka njoftuar kështu se do të martohet me milionerin libanez, Michael Boulos, 23 vjeç.

Në foton sociale, çifti përqafohet, duke buzëqeshur, në sfond me pamje nga Shtëpia e Bardhë. Dhëndri i ardhshëm gjithashtu ndau të njëjtën foto, duke shkruar thjesht: “Dashuria e jetës sime”.

Tiffany dhe Michael u takuan në Mykonos, në Greqi, në 2018 dhe kishin një lidhje dashurie në distancë. Në 2019-ën, ata kaluan Krishtlindjet në Shtëpinë e Bardhë me familjet e tyre përkatëse, duke e bërë të qartë se ata e donin njëri-tjetrin.

Por për të deklaruar zyrtarisht qëllimin e tyre për t’u martuar, ata pritën derisa të mbaronte mandati presidencial i Donald.

Boulos lindi në Teksas, në një familje shumë të pasur me origjinë libaneze, por u rrit në Nigeri dhe studioi ekonomi dhe financa në Londër.

Nga ana tjetër, Tiffany është regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Georgetown në Uashington, raporton Noa.al. duke cituar median italiane, Tgcom.

Me babanë e saj, ajo nuk ka një marrëdhënie të mirë dhe në fakt, në 4 vitet e fundit, ajo është shfaqur vetëm kur ka qenë shumë e nevojshme.

Ajo nuk dëshironte të humbiste ditën e fundit të administratës Trump, duke gjetur një mënyrë për t’u imponuar në skenë: ndërsa babai i saj, ndien se toka po i mungon nën këmbët e tij, ajo po shkëlqen si kurrë më parë duke njoftuar gëzimin e saj.

/a.r

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tiffany Ariana Trump (@tiffanytrump)

Next Post
“Ligjet” miratojnë shtimin e prokurorëve të SPAK-ut: Nuk ka kosto për buxhetin e shtetit

“Ligjet” miratojnë shtimin e prokurorëve të SPAK-ut: Nuk ka kosto për buxhetin e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In