• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizjet e fundit në PS/ Vangjeli: Edi Rama po dëshmon se është shumë herë më para se PD. Ja çfarë është duke përgatitur!

by Java News
28/09/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lidhur me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në qarqe, ku u shpreh se PS është duke krijuar sërish avantazhin e saj kohor, teksa PD vijon ende me dilemat dhe marrëdhënien e saj me aleatin e vetë, Partinë e Lirisë.

Ai tha se Partia Socialiste është mjaft e qartë drejt qëllimeve të saj dhe sa i përket Arben Ahmetaj ai tha se në 2018 askush nuk e kishte menduar rikthimin e tij, por mesa duket Rama sipas tij vërtetoi edhe njëherë se e ka ulur në stol dhe nuk e kishte përjashtuar.

“Rama është duke krijuar avantazhin e tij kohor, duke nisur që me drejtuesit e qarqeve dhe me kandidatët e piketuar si të tillë që do konkurrojnë në ngjyrat e saj në zgjedhjet e ardhshme. Është një lloj deja vu ku socialistët kishin nisur fushatën një organizim kapilar për zgjedhjet e përgjithshme dhe partitë e tjera ishin shumë larg delegimit të përfaqësuesve  të qarqeve.

E thënë me një fjalë, PS po ri dëshmon dhe një herë se nga rendja drejt qëllimit të saj final është shumë herë më para se PD, e cila vijon ende me pasardhësin e vjetër të vazhdojë me dilemat dhe shto këtu edhe marrëdhënien me aleatin e vetë që është Partia Lirisë dhe raportet mes tyre.”

Më tej ai theksoi se ka një gabim thelbësor në gjykimin e Ramës ku zakonisht në studio të komentatorëve Ramën e konsiderojnë emocional në vendimet që merr, ndërsa ai po e demonstron veten si një pragmatist i jashtëzakonshëm.

“Pra ndërmjet dy profesioneve piktori është kthyer në matematikan, di të llogarisë dhe kalkulojë mjaft mirë. Duhet kujtuar 2018 kur Rama largoi pjesën e bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Ahmetaj ishte njëri prej tyre bashkë me të dhe Gjiknuri dhe Ditmir Bushati. Këta njerëz të politikës Rama i zëvendësoi me njerëz pa profil politik por u tentuan të imponohen nga Rama.

Duke u nisur nga e sotmja për të gjykuar fatin e një individi në 2018 askush nuk mendonte se Gjiknuri dhe Ahmetaj do të riktheheshin në PS, por Ahmetaj u rikthyer edhe njëherë dhe me rikthim të rëndësishëm siç ishte rindërtimi i tërmetit. Ahmetaj është viktimë e akuzave, por asnjë nga akuzat për shkak të traditës sonë të ligë në raport me politikën nuk janë vërtetuar në gjykatë. Ahmetaj është viktimë e të shkuarës së tij. Ai rikthye kur se prisnin dhe sot po të them se Rama nuk e ka përjashtuar asnjëherë, por e ka ulur në stol.”

Sipas Vangjelit, Rama është njeriu që i mban të gjithë sëbashku dhe në mungesë të tij PS mund të kishte të njëjtën histori si PD.

“Brenda Partisë Socialiste ka mjaftueshëm zili dhe urrejtje, por është Rama ai që i mban ata të bashkuar dhe madje mund të them se në mungesë të tij Partia Socialiste mund të ketë të njëjtën histori si PD.”/m.j

Next Post
aldobumci-590×354

Financimet ruse në PD, Bumçi: Nuk ka hetim apo vendim për këtë çështje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

January 23, 2026
“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

January 23, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Berisha gënjeshtra demokratëve”/ Bejko: Ka frikë se i lënë sheshin bosh! Rama 3-4 hapa para në ‘lojën politike’

January 23, 2026
Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

Foltorja/ Djali i Sokol Olldashit kritika në sy Berishës: Folësit na turpërojnë, flasin kuturu disa edhe tapë…. Po dëmtoni imazhin e PD

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In