Vijojnë lëvizjet në radhët e drejtuesve të policisë. Në komisariatin nr. 5 largohet shefi Sali Skuraj, ndërsa në vendin e tij komandohet Altin Lila, që ka qenë shef në sektorin e vrasjeve në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Në Kavajë largohet Aliosha Brokaj dhe vendin e tij e zë Sali Skuraj, që iku nga komisariati nr. 5. Aliosha Brokaj është komanduar shef komisariati në Vorë. /e.s/