Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka urdhëruar sërish ndryshime në prokurori.
Arta Marku ka vendosur që të rikthejë në Tiranë në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin Anton Martini.
Ky i fundit ishte drejtues i prokurorisë së Shkodrës prej 6 muajsh, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zerë prokurori Ylli Pjetërnikaj, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ndihmësit ligjor në prokurorinë e Përgjithshme, raporton ReporTV
Raportohet se Martinit do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore
Pak kohë më parë Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku shkarkoi nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn dhe në vendin e tij emëroi Donika Prelën
a.ç