Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ndodhet akutalisht në kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese, listat e hapura dhe koalicionet.
Më parë ambasadorja Kim ka bërë apel që të votohet marrëveshja e 5 qershorit, ashtu siç është dakordësuar.
Ditën e djeshme pas 5 orësh debat në Këshillin Politik, nuk u arrit një marrëveshje mes PS, PD.
/e.rr











