Lëvizje e papritur e Milanit në Itali, Mario Balotelli drejt kthimit në Seria A
Mario Balotelli pritet të rikthehet te Milan. Trajneri Sinisa Mihajlovic është dakord që sulmuesi të jetë pjesë e ekipit. Miratimi është dhënë pas takimit të tyre mbrëmjen e së shtunës në Firence.
Mediat italiane shkruajnë se po mendohet formula e transferimit nga Liverpool që do të jetë një huazim, por ende nuk dihet se si do të shlyhet paga e Balotelli.
Një konfirmim për rikthimin e mundshëm të Mario Balotelli e ka bërë edhe adiministratoti i Milan, Adriano Galliani. Sulmuesi 25-vjeçar luajti me ekipin e njohur italian në sezonin 2013-2014, më i miri në karrierën e tij.
Në lëvizje edhe Sevilla për një sulmues. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra spanjolle këmbëngul që të afrojë Fernando Llorente. Te Arsenal po bisedojnë për Lars Bender. Topçinjtë janë gati t’i pagujanë Bayer Leverkusen 24 milionë për mesfushorin.