• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

LËVIZJA SOLIDARNOST- OSE FILLIMI I FUNDIT TË KOMUNIZMIT

by Java News
31/08/2020 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Karol Bachura*

“Solidarnost” (polonisht: Solidarność) Sindikatat e Pavarura Vetëqeverisëse  u themeluan në gusht 1980 në Kantierin detar  Lenin në Gdańsk, Poloni.  Ato ishin Sindikatat e para të pavarura në një vend të Traktatit të Varshavës të njohura nga shteti. Anëtarësia e sindikatave arriti në 10 milion në shtator 1981, duke përfaqësuar kësisoj mbi 1/3 e popullsisë në moshë pune të vendit. Udhëheqësit të Solidarnost, Lech Wałęsa, ( LehVallensa) iu dha çmimi Nobel për Paqen në 1983 dhe sindikatat, u pranua gjerësisht, që luajtën një rol esencial në përmbysjen e sistemit komunist në Poloni.

Kur në tetor 1978, kardinali Karol Wojtyła u zgjodh si Papa Gjon Pali II,  im atë më tha që kjo ditë shënon fillimin e fundit të komunizmit – dhe, si gjithmonë, Ai ishte i saktë – siç janë baballarët zakonisht. Në qershor 1979, gjatë vizitës së parë të Papës Gjon Pali II në vendin e tij të lindjes dhjetëra milionë polakë dolën për të përshëndetur Papën e parë polak. Gjatë predikimit në Varshavë,  Papa Gjon Pali II deklaroi: «Le të çlirojmë shpirtin. Të çlirojmë shpirtin dhe të ndryshojmë faqen e tokës. Kësaj toke! “ .

Vetëm një vit më vonë, në kohën e Lojërave të 22-ta Olimpike Verore në Moskë, të bojkotuara nga 66 kombe për shkak të luftës sovjeto-afgane, lëvizja Solidarnost erdhi në jetë fillimisht si një përgjigje ndaj shkarkimit nga puna  në kantierin e anijeve të zonjës Walentynowicz disa muaj para se ajo të dilte në pension. Ky vendim administrativ revoltoi punëtorët e kantierit, të cilët organizuan një grevë në mes të gushtit në mbrojtje të zonjës Walentynowicz duke kërkuar kthimin e saj të menjëhershëm në punë. Lech Wałęsa, një saldator në kantierin e anijeve, edhe ai i pushuar nga puna,  u bashkua me grevën në kantierin e anijeve.

Lëvizja Solidarnost u shfaq më 31 gusht 1980 në kantierin detar në Gdańsk kur qeveria komuniste e Polonisë nënshkroi marrëveshjen që përmbante 21 pika, përfshirë edhe ekzistencën e vetë Solidarnost-it. Në mes të shtatorit, mbi njëzet Komitetet Themeluese Ndër-fabrike të sindikatave të lira u bashkuan me kongres në një organizatë mbarëkombëtare Solidarnost, e cila zyrtarisht u regjistrua si Sindikatë e Pavarur Vetëqeverisëse në nëntor të të njëjtit vit.

Lech Wałęsa me të tjerë krijuan një lëvizje të gjerë anti-sovjetike duke nisur nga njerëzit e lidhur me Kishën Katolike e deri tek anëtarët e të majtës anti-sovjetike. Nacionalizmi polak, sëbashku me liberalizmin pro-amerikan, luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Solidarnost-it në vitet ’80. Në shtator 1981, Kongresi i parë Kombëtar i Solidarnost-it zgjodhiVallensën si president të saj dhe miratoi një program republikan. Përpjekjet e qeverisë në fillim të viteve ‘80 për të shkatërruar sindikatat përmes imponimit të ligjit ushtarak në Poloni dhe përdorimi i shtypjes politike dështoi. Me punën e fortë ilegale në terren, me një mbështetje të konsiderueshme financiare nga Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara, sindikatat mbijetuan dhe pas fundit të vitit 1980 kishin hyrë në negociata me qeverinë. Bisedimet në Tryezën e Rrumbullakët të vitit 1989 midis qeverisë dhe opozitës së udhëhequr nga Solidarnost, prodhuan marrëveshje për zgjedhjet legjislative të vitit 1989, zgjedhjet e para pluraliste të vendit që nga viti 1947, të cilat u mbajtën më 4 qershor 1989. Deri në fund të gushtit, u formua një qeveri e koalicionit të udhëhequr nga Solidarnost dhe në dhjetor Tadeusz Mazowiecki u zgjodh Kryeministër. Ndërsa në dhjetor 1990, Wałęsa u zgjodh President i Polonisë.

Qëndrueshmëria e Solidarnost-it përbënte një fenomen të paprecedentë jo vetëm në Poloni, një shtet satelit i BRSS sunduar (në praktikë) nga një regjim komunist një partiak, por në tërë Bllokun Lindor. Kjo do të thoshte një thyerje në qëndrimin e ashpër të Partisë Komuniste të Punëtorëve të Bashkuar Polakë, e cila kishte shtypur me armë zjarri një protestë të vitit 1970, dhe më gjerë të qeverive komuniste prosovjetike në Bllokun Lindor, që bashkë me invadimet sovjetike shtypën edhe kryengritjen e hungarezëve në vitin 1956 dhe Pranverën e Pragës të vitit 1968.

Ndikimi i Solidarnost-it çoi në intensifikimin dhe përhapjen e idealeve dhe lëvizjeve antikomuniste në të gjitha vendet e Bllokut Lindor, duke dobësuar qeveritë e tyre komuniste.  Si rezultat i Tryezës së Rrumbullaktë, në qershor 1989, në zgjedhjet e para pjesërisht të lira në një vend të Bllokut Sovjetik, në parlamentin polak u krijua Dhoma e Lartë, Senati. Solidarnost fitoi 99 nga 100 vendet në Senat dhe 161 ulëse në Parlament (Sejm). Solidarnost prodhoi kësisoj një reaksion zinxhir në vendet satelite të Bashkimit Sovjetik, duke u bërë frymëzim për revolucione totalisht paqësore anti-komuniste në Europën Qendrore dhe Lindore, të njohura si revolucionet e  vitit 1989, të cilat u kurorëzuan edhe me shpërbërjen e vetë Bashkimit Sovjetik në fillim të vitit 1990.

Në epokën COVID, shpresoj që fjala Solidaritet  rifiton një domethënie të re në skenën ndërkombëtare dhe qasja e re duhet ta zhvendosë peshën nga “mua” në “neve”, nga “Unë” në “Ne”, ashtu si në fjalët e Leh Vallensës, me të cilat nisi fjalimin e tij të parë para Kongresit Amerikan më 15 nëntor 1989, duke cituar Kushtetutën Amerikane: “Ne, Populli (…)”.

*Ambasador i Republikës së Polonisë në Shqipëri

 

Next Post
Mamaja dhe vajza shkojnë bashkë në Universitet

Mamaja dhe vajza shkojnë bashkë në Universitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In