• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lëvizja për ringritjen e PD, Bode dhe Patozi: Rizgjedhja e kryetarit, kusht i panegociueshëm

by Java News
04/10/2017 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kritikët e Lulzim Bashës kanë shpallur platformën e lëvizjes për ringritjen e Partisë Demokratike. Ish-deputetët Astrit Patozi dhe Ridvan Bode kanë zhvilluar sot një takim informues me gazetarët lidhur me zhvillimet e pritshme në selinë blu.

Patozi është shprehur se platforma e paraqitur dje nga kritikët e Bashës rrëzon idenë e fraksioneve në Partinë Demokratike. Bode ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për organizim juridik por për një lëvizje brenda PD. Ai tha se grupi kërkon bashkimin e PD përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje ne gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit.

“Një grup drejtuesish të PD, anëtarë kryesie e të Këshillit Kombëtar, ish-drejtues i janë drejtuar anëtarësisë për një proces që synon unifikimin e partisë, për një proces zgjedhor të përgjithshëm. Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor, qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike, të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit. Nuk kemi organizim juridik por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa është publike.

Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë. Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktual, qëllimi është me i gjerë, bashkimi përmes një analize të thellë dhe të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje ne gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit. Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes një debati të përgjithshëm dhe analizë dhe zgjedhjeve.

Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur. Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë”, tha Bode.

Platforma mbështetet nga disa ish-drejtues dhe deputetë të PD si Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, Ridvan Bode e Julian Deda, por ajo që bie në sy është fakti që mes emrave nuk ndodhet Jozefina Topalli, Eduard Selami, Genc Ruli dhe Arben Imami.

Lëvizja për demokratizimin e PD, synon t’i japë zgjidhje krizës brenda partisë pas largimit të disa figurave të rëndësishme nga lista e kandidatëve për deputetë dhe humbja e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

a.ç

Next Post
“Vëllazëria” e Lindjes, takim Greqi-Serbi-Rumani-Bullgari, Shqipëria dhe Maqedonia nuk ftohen

“Vëllazëria” e Lindjes, takim Greqi-Serbi-Rumani-Bullgari, Shqipëria dhe Maqedonia nuk ftohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In