• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Lëtyra” Kastriot Islami”, ja pse është i tillë

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Arben Llalla

Kur kam shkruar për “Lëtyra Kaç’ Islami” nuk pata parasysh deklaratat e tij politike, por veprimet që ai ka bërë në dëm të kombit shqiptar. Më 22 dhjetor 2004 në Tiranë ministri i jashtëm i Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje me ministrin e Federatës Serbe dhe Mali i Zi, Vuk  Drashkoviç, ku Republika e Shqipërisë e njihte Kosovën territor të Serbisë. Atë periudhë pati shumë reagime të ashpra ndaj veprimit të paprecedent të ministrit Kastriot Islamit.

Shumë intelektualë shqiptarë reaguan me letra të hapura. Në atë kohë për turpin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga Kastriot Islami reaguan ashpër ministri i mbrojtjes Pandeli Majko dhe ministri i drejtësisë Fatmir Xhafaj.

Historia nuk fal, faktet janë kokëforta dhe përballë çdo lloj politikani, intelektuali apo akademiku duhet të përkulet para tyre.

Më poshtë po sjellim reagimet e personaliteteve te ndryshme pas kësaj ngjarje të pazakontë:

 

Letër e hapur intelektualëve dhe kastës politike të Shqipërisë:

Logjika e profiterit

Shoqëria shqiptare këndej e andej murit tragjik, duhet t’i kuptojë sinjalet se të merresh ende me veten, do të thotë se nuk mendon për të ardhmen e brezave. Shpesh na mungoi guximi dhe lejuam që me fatin tonë të merren të tjerët. Nuk ditëm të krijojmë miq as të krijojmë aleanca. Shoqërisë shqiptare i mungon mendimi i vet politik. Nuk e krijoi elitën intelektuale, as nuk i përkrahu sa duhet vlerat e veta shpirtërore. Pranoi logjikën e profiterit, dhe ky është rrënimi i kodit tonë etik.

“Ji i sinqertë ndaj vetes”, thoshte Shekspiri. Mbi këtë maksimë Xhorxh Oruelli ngriti konceptin e ndershmërisë: shkrimtari (lexo dhe akëcili njeri) duhet të pranojë vetëm të vërtetën. E, e vërteta jonë është dinjiteti. Harrojmë se vjen koha kur duhet të kapërcehet hendeku i krijuar nga padrejtësitë e të tjerëve, që u morën me ne shkaku i pazarllëqeve të tyre. Kjo është çështje e vështirë edhe për popujt që kanë traditë të mendimit politik.

Dokumenti i nënshkruar nga zotërinjtë Kastriot Islami, Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Vuk Drashkoviç, Ministër i Punëve të Jashtme të Unionit Serbi-Mali i Zi, na frikëson se në kurriz të Kosovës vazhdon të bëhet tregti si në të kaluarën. Nuk na habit z.Vuk Drashkoviç, na tmerron gjesti i z.Kastriot Islami, i cili ka pranuar që Kosova të shikohet nën ombrellën e Unionit Serbo-Malazez, do të thotë se në rajonin tonë të mos ketë qetësi. Mu për këtë kërkojmë nga Parlamenti Shqiptar të shqyrtohet gjesti i pamatur i Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z.Kastriot Islami. Kosova, megjithatë, nuk është Afrikë.

Prishtinë, 11.03.2005

Me nderime, Akademik, Ali Podrimja

Luan Mulliqi, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës

Akademik, Rexhep Ferri

Dr. Basri Çapriqi, kryetar i PEN-it të Kosovës

“Nuk është superskandal, por një tradhti renegatësh”

Sylejman Aliu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, ka nënshkruar “pa e lexuar” marrëveshjen e Beogradit për njohjen e plotë të Unionit Serbi-Mali i Zi me Kosovën brenda tyre. Në Shqipëri qeveritarët këtë tradhti e quajnë “gabim teknik”, kurse të tjerët e quajnë skandal dhe superskandal, duke u treguar më të butë ndaj tradhtisë! Mos i pyet renegatët, sepse ata shpalohen vetë. Por edhe pas pyetjeve, edhe pas shpalimit të tyre renegatë, pasojat rrjedhin në mënyrën më hakmarrëse. Nuk është hera e parë që konstatohet se qeveria Nano është fund e krye renegate dhe kundërshqiptare. Çfarë duan pas gjithë këtyre fatkeqësive që na kanë shkaktuar?

Duan ta zhbëjnë edhe Kosovën, lirinë e saj dhe mundësinë historike të pavarësisë? Ministri i Jashtëm, i dha me nënshkrim Drashkoviçit se edhe Shqipëria e njeh Unionin Serbi-Mali i Zi me gjithë Kosovën brenda tyre! Tre muaj kjo qeveri renegate e Shqipërisë e mbajti fshehtë këtë tradhëti të pashembullt. Vetëm kur media zbuloi këtë akt renegatësh qeveritarë, u ngritën dhe thanë se paskan bërë “gabim teknik”, kur e kanë nënshkruar. Nuk e paska lexuar?

Si mund të shpjegohet kjo dhe ky arsyetim i këtij diplomati, kur nënshkruaka dokumente të tradhtisë, pa i lexuar fare përmbajtjet e tyre? Rivalët politikë në Shqipëri këtë akt nuk e quajnë me emrin e vërtetë të tradhtisë dhe të renegatizmit, por e quajnë skandal dhe ndonjëri nga ta edhe superskandal. Nuk dihet saktësisht se ç’mendojnë këta kur e quajnë skandal ose superskandal: nënshkrimin e një dokumenti të tillë për interesa ripushtuese të Beogradit, apo e quajnë skandal ose superskandal se pse kjo qeveri mercenare e paska mbajtur fshehtë këtë nënshkrim të palejueshëm në dëm të Kosovës, në dëm të gjakut të derdhur dhe në dëm të të ardhmes së saj?!

ma.me

 

Next Post
Izetbegovic paralajmëron Dodikun: Të pret fati i Saddam-it, Gaddafi-t dhe Sllobos

Izetbegovic paralajmëron Dodikun: Të pret fati i Saddam-it, Gaddafi-t dhe Sllobos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In