• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Letra e Sigurimit të Shtetit për Pëllumb Kullën: Pse u shkarkua si regjisor

by Aalison Pearse Stevens
01/07/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pëllumb Kulla, njëri nga emrat e shquar të artit dhe dramaturgjisë shqiptare, ka qenë në ndjekje të Sigurimit të Shtetit qysh në vitin 1966. 

Fakti i panjohur bëhet i ditur nga një dokument me firmën e Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Vlorës, Gani Keçi, nëpërmjet të cilit, njëherazi me rekomandimin për të ndaluar dramat me përmbajtje dekadente e antiparti të regjisorit të ri të porsapunësuar në teatrin e qytetit, vihej në vëmendje të udhëheqjes se “i lartpërmenduri është në përpunim aktiv nga organet e Punëve të brendshme si element armik me pikëpamje të theksuara borgjezo-revizioniste”.

Përtej këtij artikulimi zyrtar, që përmbyll dokumentin në fjalë me mbititullin “Karakteristikë”, partiakët e Vlorës rreshtojnë një mori të dhënash që e bëjnë profilin e 26-vjeçarit Pëllumb Kulla të padëshirueshëm për regjimin. Për ta, as bëhet fjalë të punonte në fushën e artit dhe edukimit të masave një i tillë me prejardhje nga familje ballistësh, me gjyshin të pushkatuar nga Partia, me tre daja të arratisur e me dhjetëra kushërinj të dënuar për çështje politike.

Madje jo vetëm kaq, por regjisori me biografi të zezë, sipas autoriteteve vendore, demonstron edhe vetë shfaqje e qëndrime antiparti. Në optikën e tyre ka rënë në sy fakti që ai kërkon të sjellë diçka të re në skenë, duke u dhënë kryesisht pas formës dhe jo përmbajtjes, me ca skeçe vetëm për të qeshur, pa pasur parasysh problemet e kohës.

Tingëllon i pabesueshëm në kushtet e sotme një vlerësim i tillë, ca më tepër për një personalitet të këtyre përmasave që me të drejtë njëri nga kolegët e ka quajtur shkrimtar i madh e nga më peshërëndët i letërsinë shqipe, një nga të paktat pena që sot janë memorie e padiskutueshme e letërsisë së madhe shqipe. Po ja që kemi bashkëjetuar dikur edhe me të tilla marrëzi…

Karakteristika e aktorit Pëllumb Kulla

Pëllumb Xhevair Kulla, lindur në Zëmblak të Korçës më 1940, ka kryer shkollën e lartë për aktor. Në kohën e regjimit të Zogut familja e tij ka qenë e lidhur me të dhe kishte influencë të madhe, gjyshi i tij Rrapo Rrapushi (Zemblaku) ka qenë komisar në Parlament, në Tiranë.

faksimile-pellumb-kulla

Faksimile e dokumentit per karakteristikat e Pellumb Kulles

Edhe gjatë luftës nacionalçlirimtare familja e tij ka qenë e lidhur me ballin dhe fashizmin. Në këtë kohë gjyshi i tij ka qenë komisar i kuesturës në Korçë. Një xhaxha e ka pasur aktivist të ballit, edhe i gjithë farefisi ka qenë i lidhur me ballin. Pas çlirimit, gjyshi i tij u pushkatua nga gjyqet tona; tre daja të tij janë arratisur, dhjetëra kushërinj të parë e të dytë janë të arratisur, si dhe disa të dënuar për çështje politike.

Në gusht deri në nëntor 1957 ka qenë teknik montimi në hidrocentralin “Karl-Marks”, nëntor 1957-1960, retifikator në uzinën “Enver Hoxha, pastaj vazhdoi shkollën e lartë për aktor. Në janar të vitit 1966, Pëllumbi u emërua në rrethin tonë, atij iu besua detyra e regjisorit të estradës profesioniste, por rezultatet nuk i pati të mira dhe numrat e tij nuk patën sukses në publik. Ai deshi të sillte diçka të re në skenë dhe u dha kryesisht pas formës dhe jo përmbajtjes, duke na dhënë një humor sa për të qeshur nëpërmjet disa skeçeve të shkruara apo të përkthyera prej vetë atij, pa pasur parasysh problemet që preokuponin rrethin tonë.

Për këto arsye dhe për faktin se është me qëndrim të keq politik u shkarkua nga detyra e regjisorit dhe u la vetëm aktor. Përgjithësisht ai nuk ka qenë i lidhur me punën, shpeshherë me pretekste të ndryshme është larguar nga puna për në Tiranë. Është në përpunim aktiv nga organet e Punëve të Brendshme si element armik me pikëpamje të theksuara borgjezo-revizioniste dhe zhvillon agjitacion e propagandë armiqësore.

Sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit

Gani Keçi Vlorë, më 13.12.1966

ma.me

Next Post

Grabitësit në Rinas me uniformat e policisë private, zyrtarisht u morën 995 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In