Kreu i ekzekutivit i ka dërguar një letër ngushëllimi dhe solidariteti homologut të tij francez Manuel Valls.
Në letrën e tij Rama thekson se Shqipëria është sot krah Francës dhe familjeve në zi, ndërsa shprehet se kombi me historinë 16 shekullore dhe madhështore, u godit nga ata që e përçmojnë jetën.